
Lexoni edhe:
Ylli i ‘Home alone’ e zbulon pse u largua nga aktrimi
Bashkëpunimi i vitit 1978 që bëri bashkë Gucci-n dhe Cadillac ishte një moment simbolik për adhuruesit e makinave, por edhe të modës. I mbikëqyrur nga Aldo Gucci, djali i themeluesit të Gucci-t, ky bashkëpunim kishte për qëllim të zgjeronte praninë e markës në tregun amerikan.
Makina e quajtur Seville ishte Cadillac-u i parë modern që aplikoi një teknologji të re në funksionimin e tij, si edhe në dizajn. Seville kishte çatinë “vinyl” të zbukuruar me logon e dyfishtë “G”, e cila nuk mungonte as në pjesët e tjera të saj si rrotat, parakolpi apo kofano.
Ylli i ‘Home alone’ e zbulon pse u largua nga aktrimi
Lexoni edhe:
Përgjatë pjesës së bagazhit, makina kishte vijat karakteristike jeshile dhe të kuqe të Gucci-t. Interieri ishte luksoz me motive Gucci në sedilje, panelet e dyerve dhe mbështetëset e kokës. Një set prej pesë valixhesh Gucci vinte i përfshirë me çdo automjet gjithashtu.
Ky hap i rrallë dhe i guximshëm për kohën ndërthuri luksin automobilistik amerikan me modën e lartë italiane. Me kalimin e viteve modeli u kthye në një shumë të kërkuar për koleksionistët. Prodhimi vazhdoi edhe në vitin 1979, e disa modele të mëvonshme në një numër ekskluziv, si edhe vetë Seville.
(Kosova Sot Online)