Ky vend ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç

  • A.P /
  • 09 April 2026 - 08:48
Ky vend ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se qeveria ka vendosur të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Vendimi pritet të hyjë në fuqi gjatë verës së 2026-ës, ndërsa zbatimi i tij do të nisë më 1 janar 2027.

 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Mitsotakis tha: “Greqia do të jetë ndër vendet e para që do ta ndërmarrin këtë iniciativë. Vendosëm të vazhdojmë me diçka të vështirë, por të domosdoshme: të ndalojmë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Rregullorja do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026 dhe do të zbatohet më 1 janar 2027.”

Plani do të bazohet në sistemin e portofolit të fëmijëve për identifikimin e moshës.


Qeveria greke gjithashtu do t’u bëjë thirrje platformave dixhitale që të mobilizojnë mjetet e tyre dhe të marrin masat e duhura. Në rast mosrespektimi, do të parashikohen sanksione.

(Kosova Sot Online)