
Lexoni edhe:
Qarri: Zgjedhja e një personaliteti si Joseph DioGuardi për president të Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Nuk ka ende një presion direkt nga Trump, i cili supozohet se është i vetmi që mund të bëjë diçka për të përmbyllur një konflikt të ngrirë. Vuçiç nuk ka ndonjë interes, në asnjë variant, që disi ta përmbyllë dialogun për paqe, zhvillim rajonal e ndërkombëtar. Vuçiç dhe Serbia gjithmonë presin ndonjë rast tjetër historik për të luftuar kundër Kosovës dhe për ta okupuar sërish.
-Deri më tash nuk ka ndonjë rëndësi dialogu që është zhvilluar i kotë nga BE për vite, pa asnjë rezultat domethënës të vetëm.
Mendoj se politika që është bërë ka qenë thjesht lojë “ndal–fillo, pauzo, vazhdo, kthim prapa, fillim i sërishëm”, një rotacion politik pa rezultat, që është strategji serbe e qartë; përderisa BE ishte një lojtar i dobët, kishte pranuar një politikë cirku të Serbisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".