
Lexoni edhe:
Vuçiç dhe Serbia presin ndonjë rast tjetër historik për të luftuar kundër Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Skender Kapiti
Albin Kurti duhet që të ketë pranë vetes së tij një strukturë akademike, diplomatike dhe politike të aftë, patriotike dhe mirëfilltë, dhe jo gjithçka t’ia besojë vetëm vetes së tij, egoizmit dhe vetëbesimit të tepruar te vetëvetja; pra, të mos veprojë ashtu si ish-Presidentja Osmani për imazh dhe për interes personal.
Vuçiç dhe Serbia presin ndonjë rast tjetër historik për të luftuar kundër Kosovës
Lexoni edhe:
-Kurti nuk duhet të veprojë as si Ahmet Zogu, Enver Hoxha, as si Berisha, as si Rugova deri diku, as si Thaçi, as si Edi Rama, të cilët gjithçka pyesnin dhe pyesin vetë veten e tyre dhe mbanin dhe mbajnë partitë dhe shtetin nën hyqmin dhe interesin e tyre.
Kur thonë SHBA se punojnë me liderë që “shohin nga e ardhmja”, këtë së pari politika në Kosovë dhe Albin Kurti duhet ta kuptojnë kështu: politika amerikane të parën ka Amerikën, dhe ajo mbështet dhe përkrah ato shtete të cilat janë besnike të SHBA-ve dhe të interesave të tyre.
Albin Kurti dhe politika shqiptare duhet ta kuptojnë se e ardhmja nuk është e tashmja, dhe e tanishmja e sotme nuk është e shkuara, ajo e viteve 1999, kur SHBA dhe NATO sulmuan ish-Jugosllavinë dhe çliruan Kosovën.
Kur SHBA thonë se do të punojnë me liderë që shohin nga e ardhmja, kuptohet se kjo do të thotë se e ardhmja është se nuk ka kthim prapa, që Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Sot në botë ka ndodhur dhe po ndodhin ndryshime dhe ngjarje të tjera me rëndësi e pasoja të mëdha globale, si lufta në Ukrainë, ajo në Irak; kanë dalë në skenë teknologji të reja ushtarake, aleanca dhe interesa të tjera.
Kurti dhe Kosova duhet të jenë shumë të kujdesshëm; duhet që fitoret e arritura me mbështetjen e SHBA-ve—si kryesorja, ajo e pavarësisë së Kosovës—t’i forcojnë e konsolidojnë fort dhe me përkushtim maksimal politik, diplomatik dhe shtetëror. Nuk mjafton që të deklarohesh si proamerikan, por duhet luftuar krimi dhe korrupsioni, duhet ndërtuar e të funksionojë shteti ligjor.
Përfaqësuesja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Tammy Bruce, ka thënë se: “Shpresojmë që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara, me një dialog të vërtetë e jo teatër”.
Kurti dhe politika në Kosovë duhet ta kuptojnë këtë deklaratë se SHBA është në favor të Kosovës; është një deklaratë, diplomacia e së cilës më shumë është një presion ndaj Serbisë që ajo të ulet e të bisedojë me Kosovën, pra me shtetin e Kosovës; të ulen e të bisedojnë Kryeministri i Kosovës me Presidentin e Serbisë.
Kurti duhet ta kuptojë këtë deklaratë të SHBA-ve se Kosova është shtet i barabartë me shtetet e tjera, pra edhe me Serbinë. Kurti duhet ta dijë se Kosovës i duhen miq të fortë edhe tani, sepse bota është zhytur në një pasiguri të madhe politike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike, dhe Kosova nuk ka takat që të përballojë sfidat e vetme, pasi, mjerisht, në dëm të Kosovës është edhe qeveria e Tiranës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".