
Lexoni edhe:
Mateo e Brikena më të dashuruar se kurrë: Ne kundër botës
Sot, kompania Meta i informoi punonjësit e saj se muajin tjetër do të eliminojë 8,000 vende pune, ose rreth 10 përqind, dhe ka hequr dorë nga plotësimi i disa mijëra vendeve të lira të punës, sepse ka vendosur të investojë shumë më tepër se më parë në projekte të inteligjencës artificiale.
Sipas raportimeve, Meta do të investojë 135 miliardë dollarë në projekte të inteligjencës artificiale këtë vit, që është shuma që ka shpenzuar në atë fushë në tre vitet e mëparshme.
Mateo e Brikena më të dashuruar se kurrë: Ne kundër botës
Lexoni edhe:
Një zëdhënës i Metës konfirmoi uljen e planifikuar të numrit të punonjësve, por nuk pranoi të komentojë më tej.Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, njoftoi në janar se një numër i madh vendesh pune do të eliminoheshin gjatë vitit, duke theksuar se, falë inteligjencës artificiale, një person tani mund të përfundojë projekte që më parë do të kishin kërkuar një ekip të madh.
Edhe pse Meta ka pushuar nga puna rreth 2,000 punonjës në dy raste këtë vit, ata që mbetën në kompani po përgatiteshin për një valë shumë më të madhe pushimesh nga puna.
(Kosova Sot Online)