
Rrëfehet 35 vjeçari: Nuk ka bërë seks që disa muaj me gruan, ajo që më ndodhi me mikun tim...

“Miku im më tha se është biseksual dhe më pëlqen, por tani ai po më injoron”, kështu e nis rrëfimin e tij një 35 vjeçar.
E dashura DEIDRE: Pas disa pijeve miku im pa dashje më tregoi se është biseksual – por që atëherë ai më injoron sa herë që tentoj ta përmend. Unë jam një homoseksual me moshë 35 vjeç. Ky miku është 33 vjeç dhe është i martuar. Për ditëlindjen time ne shkuam në një lokal për të shikuar futboll dhe kemi konsumuar një sasi të konsiderueshme të pijeve. Papritmas më tha se është biseksual. Ai po ashtu më tha se nuk kishte bërë seks me gruan tash e disa muaj. E pyeta nëse më imagjinon mua dhe tha po, kështu që bëra lëvizjen e parë për një puthje. Por ai u shmang pa bërë fjalë. Tashmë ai po shmang kërkesat e mija për të dalë bashkë, por vërtetë më pëlqen.
DEIDRE thotë: Miku juaj vetëm e ka pranuar seksualitetin e tij pasi që alkooli ka ulur kufizimin e tij në shprehje, e edhe atëherë ai nuk ka dashur të veprojë. Në secilin rast, ai është i martuar dhe duke qenë biseksual nuk është arsye për tradhti. Vetëm bëja të qartë se nuk e bën edhe ndonjë lëvizje dhe se vetëm dëshironi të kënaqeni me miqësinë midis jush.
(Kosova Sot)