Rrëfehet 60 vjeçari: Gjithmonë ka menduar se më ka njerk, por tani dua t’ia tregoj të vërtetën tronditëse se...

  • 19 March 2019 - 17:57
Rrëfehet 60 vjeçari: Gjithmonë ka menduar se më ka njerk, por tani dua t’ia tregoj të vërtetën tronditëse se...

“Im bir gjithmonë ka menduar se më ka njerk, por tani dua që atij t’ia tregoj të vërtetën, se jam babai biologjik i tij”, kështu e nis rrëfimin e tij një 6 vjeçar për “The Sun”, rrëfim të cilin ua sjellë të përkthyer “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE:  Ai tani ka 27 vjet dhe unë kisha filluar lidhjen me nënën e tij 30 vjet më parë. Ishim tepër të dashuruar dhe vendosëm të bëheshim prindër, edhe pse ajo asokohe ishte e martuar me dikë tjetër. Ne shpresonim se do të ishim të martuar në kohën kur do të lindte fëmija, por ajo ndërroi mendjen dhe nuk e braktisi burrin, duke ia dhënë fëmijës tim dhe të saj mbiemrin e burrit të saj. Por, pasi që bebja mbushi nëntë muaj, gruaja mblodhi fuqitë dhe e braktisi burrin, duke ardhur te unë. Bënim një jetë të lumtur, por gruaja assesi t’i tregonte djalit se unë isha babai i tij i vërtetë, përkundër insistimit tim. Tani ne jemi ndarë, unë jetoj vetëm. Unë kam gati 60 dhe ish gruaja ime ka 58 vjet.

Djali im është martuar dhe ka një vajzë. Unë jam polic i pensionuar dhe kam ndërmend që të shkoj për të jetuar afër djalit, që t’iu ndihmoj në rritjen e fëmijës. Kam nevojë që im bir ta dijë se është i imi. Mendoj se ai ka të drejtë që ta dijë të vërtetën, për më tepër tani, kur jam bërë gjyshi i vajzës së tij. Kam frikë t’ia them të vërtetën, meqë ai mund të më refuzojë, pas tërë këtyre viteve me rrena. Çka të bëj?

DEIDRE thotë: Si e arsyeton ish gruaja jote faktin që nuk i tregon të birit tuaj rreth asaj që ti je i ati i tij?

Lexo edhe: Ky është pozicioni më i mirë i seksit, kënaqësia e garantuar për të dy

A është për shkak se ajo nuk dëshiron që ta dijë ai se ajo e kishte mashtruar burrin? Apo, për shkak se as vet nuk është e sigurt se kush është i ati biologjik i djalit? E di se ajo të ka bindur ty se ti je i ati i djalit, por edhe burrin e saj e kishte bindur njësoj. Ajo me gjasë ishte duke bërë seks asokohe me të shoqin, përndryshe ai nuk do të bindej se djali ishte i tij. Pasi që u ndanë, a interesohej ish burri i gruas tuaj për djalin? A ka ndihmuar në rritjen e tij? Bisedo së pari me gruan para se të bisedosh me djalin. Por, nëse je i sigurt se je i ati biologjik i tij, djali ka të drejtë ta dijë këtë gjë. Përndryshe, ekziston mundësia që ta bëni testin e ADN-së, për t’i sqaruar paqartësitë.

(Kosova Sot)