Ngjarje e vërtetë: E shita veshkën për ta shpëtuar të dashurin (2)

  • 29 March 2019 - 15:39
Ngjarje e vërtetë: E shita veshkën për ta shpëtuar të dashurin (2)

Sa më e rritur që bëhesha, në vend që të isha më e kënaqur dhe më e lumtur, fillova që të kuptoja se nuk kisha shumë arsye për të qenë e lumtur.

Gjatë tërë jetës sime isha munduar që t'i bëja të lumtur të tjerët, njerëzit që kishin rëndësi për mua, duke iu dhënë krejt çka mundja, por ata kurrë nuk ngopeshin. Kisha filluar të dyshoja në veten time, në aftësitë e mia, në çdo lëvizje dhe mund të cilin e investoja kudo. Më dukej se nga çdo betejë dilja si humbës. Por, as në ato humbje nuk ndjeja dinjitet, por vetëm qyqarllëk.

Të gjithë njerëzit rreth meje më bindnin se isha e paaftë dhe me gjasë këtë ma kishin përsëritur aq shumë, sa që më në fund edhe unë kisha filluar të mendoja ashtu. Isha aq e pasigurt në vetvete, saqë atë mëngjes, sikur edhe shumë herë më parë, mendova ta vrisja veten. Më dukej se më së lehti ishte t'i jepja fund jetës, sepse vetëm kështu do të zhdukeshin të gjitha shqetësimet e mia. Në këtë valë të depresionit shkova deri në kuzhinë, e mora karrigen dhe litarin e trashë, duke e lidhur në një grremç në tavan. Hipa në karrige dhe sapo doja ta vija lakun në fyt, cingëroi telefoni.

Në atë moment mallkova veten pse kisha paguar faturën e telefonit. Sikur të mos e kisha paguar, atëherë deri më tani me gjasë do të ma kishin ndërprerë atë, kështu që, të paktën, do të mund të vritesha në qetësi. Çfarë fati të keq që kisha, mendoja në vete, duke zbritur ngadalë nga karrigia, duke shpresuar se telefoni do të pushonte së rëni derisa të shkoja unë për ta hapur. - Urdhëroni? - për fat të keq, personi në anën tjetër të telefonit ishte shumë këmbëngulës. - Drenusha në telefon. Më falni, a mund të flas me zonjën Sanije?, dëgjova një zë femre. - Unë jam Sanija. Si mund t'ju ndihmoj? - e pyeta me gjysmë zëri, paksa e trullosur. - Më falni që ju thërras kaq herët, por disa ditë jam duke u munduar të flas me ju. Kam thirrur edhe deri në 20 herë në ditë dhe, pasi që nuk ishit lajmëruar, supozova se jeni në punë, prandaj edhe sot thërras kaq herët. Më vjen keq nëse ua kam prishur gjumin - më tha ajo. - Nuk më keni zgjuar.

Çka doni? Nuk më kujtohet ta njoh ndonjë Drenushë - pranova. - Zonjë e nderuar, nuk ka si të njihemi, meqë unë thërras nga Munihu. Jam avokate. Testamentin e tët at e kam në dorë dhe trashëgimtarja e vetme jeni ju. Ato fjalë më tingëllonin aq interesante sa edhe të pamundura. Isha e sigurt se avokatja kishte gabuar. - Më vjen keq, por keni gabuar numrin. Unë nuk kam baba - i thashë, duke dashur ta mbyllja telefonin. - A jeni ju Sanije P? - më pyeti ajo, e unë u përgjigja pozitivisht. - Atëherë jam duke folur me personin adekuat - tha. - E di se jeni befasuar, por sa më parë që të takohemi, do t'ua shpjegoj më shpejt të gjitha. Unë do të mund të nisesha që sot për rrugë, nëse pajtoheni edhe ju? - Zonjë, nuk e di çka është duke ndodhur, e dorën në zemër, as nuk më intereson aq. Kjo bisedë është e pakuptimtë. Unë kurrë nuk kam pasur baba, kurrë nuk e kam takuar atë. Ai e ka braktisur nënën

(Kosova Sot)