Rrëfehet 23 vjeçarja: Jam dashuruar në mikun tim, por...

  • 03 April 2019 - 18:07
Rrëfehet 23 vjeçarja: Jam dashuruar në mikun tim, por...

Një 23 vjeçare ka treguar historinë e saj për “The Sun”, se si është e dashuruar në mikun e tij, por që në anën tjetër bën seks me djem të tjerë.

“Kosova Sot”, ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Do të ishte mrekulli sikur të kisha lidhje me të, por kam bërë seks me një mashkull tjetër dhe nuk e di a t’i tregoj mikut, apo jo.

Edhe pse e kam shok të mirë, me të u njoftova vetëm katër muaj më parë, përmes internetit. Ai ka 24 e unë 23 vjet. Që të dy sapo kemi dalë nga ndarje të dhembshme, prandaj jemi marrë vesh që të takohemi nga rasti në rast. Por, e vërteta është se shihemi çdo fundjavë dhe tentojmë që të veprojmë si çift i vërtetë. Muajin që shkoi ia shprehëm njëri-tjetrit dashurinë. Kuptova se e doja me të vërtetë.

Edhe ai më befasoi, meqë deri atëherë më kishte thënë se nuk donte një të dashur të re. Ai punon jashtë vendit, kështu që ka dy javë që nuk e kemi parë njëri-tjetrin dhe e kam kokën në kaos të plotë. Fundjavën e kaluar dola me shoqëri dhe, pasi që u dehëm e u bëmë tapë, bëra seks me një djalë, i cili mu afrua dhe më tha se më njihte nga shkolla e mesme.

Më pas u shpjeguam e ky ishte vetëm një ‘seks i rastit’ dhe se nuk duam të takohemi më. Bile nuk i këmbyem as numrat e telefonit. Por, unë ndihem shumë keq. Mikun, apo më mirë të them, dashnorin tim, do ta takoj javën tjetër, por nuk e di a t’i tregoj se e kam mashtruar, apo jo.

A do të mundet ai të ma falë këtë gabim dhe, si t’ia bëj me këtë problem?

DEIDRE thotë: edhe pse është keq që e ke mashtruar mikun (të dashurin), nuk është se me këtë mashkullin tjetër jeni marrë vesh për një lidhje serioze. Ishte qejf për një natë, gjë që nuk preferohet, por shikuar hollë-hollë, ti nuk e ke mashtruar të dashurin.

Kuptojmë se ndihesh keq, por nuk ka nevojë që të kërkosh falje nga miku/i dashuri. Kushedi çka ka bërë ai derisa ka qenë larg teje dhe, nuk e ka ndërmend të të tregojë, e lëre më të kërkojë falje nga ti.

Kam frikë se, nëse i tregon për atë seksin për një natë, më pas do ta keni vështirë të krijoni lidhje stabile dhe afatgjatë.

(Kosova Sot)