Vajza, ja ç’ngjyrë duhet t’i keni të brendshmet, sipas meshkujve

  • 07 May 2019 - 16:15
Vajza, ja ç’ngjyrë duhet t’i keni të brendshmet, sipas meshkujve

Faqet e internetit dhe dizajnerët e veshjeve të brendshme, zakonisht kanë parasysh preferencën e meshkujve sa herë që hedhin në treg produktet e reja.

Studimet për ngjyrat e preferuara kanë zbuluar se të preferuarat e meshkujve ndryshojnë nga ato të femrave.

Po cilat janë ngjyrat e preferuara të meshkujve për të brendshmet?

Nuk ka rregulla të prera për ngjyrat që janë ose mashkullore, ose femërore, ose neutrale sa i përket ndarjes sipas gjinisë. Për shkak se ngjyrat janë edhe me nuanca të pafundme, dikush mund ta dojë një blu të fortë dhe jo të zbehtë, një tjetër dëshiron blunë e qiellit. Kjo nuk do të thotë që çdo hije e blusë është universalisht e përshtatshme. Megjithatë, disa përgjithësime janë të mundshme në bazë të studimeve të ngjyrave.

Meshkujt pëlqejnë blunë

Bluja, në fakt, është ngjyrë e preferuar si për meshkujt, edhe për femrat. Por meshkujt preferojnë blunë e fortë. Mund të jetë efekti qetësues i ngjyrës blu që e bën atë një ngjyrë të preferuar për meshkujt, por edhe nuancat e saj që lidhen me cilësi të karakterit.

E kuqja

E pritshme. Meshkujt e adhurojnë të kuqen në veshjet e brendshme të femrave. Është ngjyra që provokon më shumë dëshirën e tyre për të bërë dashuri, por po ashtu ngjyra që i rri mirë çdo lloj toni të lëkurës femërore. Nuancat e së kuqes janë po ashtu të preferuara për meshkujt.

E zeza

Ngjyra e preferuar e meshkujve, pak më shumë se femrat, është e zeza. Kanë një dëshirë për të shijuar gjithçka që fshihet pas një ngjyre të fortë, që gjithmonë tregon një pjesë të karakterit të tyre. Kështu, bluja dhe e zeza mund të pasqyrojnë edhe normat sociale të tyre.

Femrat preferojnë të shkëlqejnë me ngjyra më të ndezura, por në shtrat është mirë të ndjekin edhe dëshirat e partnerit, të cilat janë më tradicionale.

(Kosova Sot Online)