‘I dashuri më ftoi në festën e prindërve, unë iu hodha kushëririt të tij dhe kaluam natën bashk në...

  • 30 July 2019 - 10:12
‘I dashuri më ftoi në festën e prindërve, unë iu hodha kushëririt të tij dhe kaluam natën bashk në...

E dashur Deidre.

Unë jam një vajzë që sapo mbusha 20 vjeçe dhe kam gati dy vite e lidhur me një djalë në moshën time.

E duam njëri tjetrin dhe kemi menduar edhe të martohemi e të jetojmë së bashku.

Familja e tij më do shumë dhe në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, ata më ftuan në një lokal ku bëhej festa.

Në këtë festë ishin dhe të afërm të tjerë të familjes.

Gjatë darkës, i dashuri im më tha:

Si thua do jemi dhe ne si prindërit e mi dhe të festojmë 25 vjetorin e martesës sonë?

Kjo pyetje e tij më bëri të ndihem keq dhe të mendoj që ai e vinte në dyshim lidhjen tonë, por pasi ia thash ai më tha se bënte shaka. Megjithatë, kështu nisëm një sherr dhe unë dola jashtë lokalit në një cep dhe po rrija të merrja veten sepse isha shumë e mërzitur.

Pak më vonë mu afrua një kushëriri i tij, 34 vjeç, dhe më tha që të mos mërzitesha sepse kështu e ka çdo lidhje.

Si pa kuptuar, ai filloi të më puthte dhe unë ngaqë isha dhe e mërzitur, nuk mendova gjatë çfarë po bëja. Më pas më çoi pak më tutje, ku ishte errësirë, dhe bëmë seks.

Menjëherë më pas unë u ndjeva shumë keq, dhe doja patjetër t’i tregoja të dashurit dhe t’i kërkoja falje, por kushëriri i tij më tha që të mos e bëja sepse do ndahesha prej tij dhe familja do shkatërrohej.

Ai më tregoi se para një viti ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij pasi e kishte tradhtuar dhe më pas i kishte treguar çfarë kishte bërë…

(Kosova Sot Online)