Arsyet se përse lindja e një fëmije nuk do t’jua zgjidhin problemet në lidhje

  • 27 nëntor 2019 - 09:00
Arsyet se përse lindja e një fëmije nuk do t’jua zgjidhin problemet në lidhje

Lindja e një fëmije për ta shpëtuar lidhjen jo vetëm se është diçka e padrejtë për beben, por është edhe një lloj recete për t’u ndarë.

Lidhjet kërkojnë shumë përkushtim dhe zgjidhja e konflikteve merr kohë e dedikim.

Kështu, lindja e një fëmije vetëm sa shton më shumë punë, stres dhe hormone të “çmendura” në lidhje.

Dhe faktikisht nuk e zgjidhë ndonjë konflikt, por vetëm sa e intensifikon këtë.

Bright Side ka sjell disa arsye që tregojnë se përse lindja e një fëmije nuk do t’jua zgjidhë problemet që i keni në lidhje.

– Prioritetet nuk do t’i keni të njëjta

– Do të keni më pak kohë për të kaluar vetëm ju të dy dhe për t’i diskutuar gjërat

– Do ta krijoni një perceptim se njëri prej jush është duke u përkushtuar më shumë se tjetri

– Mund të keni mosmarrëveshje për mënyrën se si e rrisni dhe ushqeni fëmijën

– Anëtarët e familjes mund t’ju shkaktojnë presion për lidhjen tuaj

– Do të keni kohë të kufizuar për të pushuar

– Ndryshimi i hormoneve vetëm sa do t’ju “tjerrë” më shumë

– Nëse lidhja është toksike, bebja është “bileta” për të mbetur përgjithmonë në kontakt me personin tjetër.

(Kosova Sot Online)