Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (1)

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 15:32
Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (1)

Derisa atë ditë të premte po arrija deri te muret e shtëpisë sime, secili nerv, madje edhe ai më i vogli po më dridhej nga nervozizmi. Si vallë ka arritur puna deri këtu dhe në fund, pse m’u desh mua e gjithë kjo? Kam një punë të mirë, burrë të mirë dhe një martesë solide, në të cilën nuk ka vetëm trëndafila, por në përgjithësi është një martesë të qëndrueshme, në të kundërtën nuk do të kishte zgjatur me dekada por ajo, që ndieja në ndërgjegjen time, jo qetësia, disi nuk po më linte rehat. Që në derën time të hyrjes po mund ta dëgjoja se si po më cingëronte telefoni brenda. O zot, çfarë nëse është Muharremi? Çfarë nëse ai gjithçka do t’i tregojë Demirit? Më duhet ta parandaloj këtë disi – po mendoja me shpejtësi duke vrapuar të hap dyert e hyrjes derisa djersët e ftohta e kishin mbuluar trupin tim. Porsa kam hyrë brenda, pa një pa dy kam vrapuar në drejtim të telefonit, por ishte tepër vonë.

Bashkëshorti im Demiri tashmë po qëndronte aty dhe shumë ashpër po fliste në telefon me dikë. Ka marrë fund, krejt ka marrë fund, po mendoja me veten time duke e ndjerë se si në mushkëritë e mija po mungonte ajri. Derisa disi po mundohesha që të ngihesha me frymë, Demiri me qetësi e mbylli bisedën dhe lëshoi telefonin poshtë. Me sa duket vetëm atëherë ishte i vetëdijshëm për praninë time aty. - Për hir të Zotit, Shpresa sot më herët je kthyer nga puna. Vallë mos ka ndodhur diçka – më pyeti duke më puthur në faqe. - Asgjë e veçantë, vetëm se pak po më dhemb koka. Po mendoj se kam një grip – ia dola ta them këtë fjalë. Falë Zotit, nga ana tjetër e telefonit nuk ishte Muharremi, ashtu si mendoja unë, morra frymë thellë nga lehtësimi, por kjo nuk ndodhi shumë, sepse menjëherë ai po cingëronte përsëri, e mua përsëri më lëshuan këmbët. Tashmë i gjithë trupi im ishte kapluar nga tmerri, disa ia kam dalë që e para ta kap telefonin dhe të përgjigjem. Për fat të mirë, kjo ishte vetëm vjehrra ime, e cila Demirin, mua dhe fëmijët, pasi që po i afrohej ditëlindja, të dielën kishte vendosur të na shpërblente me një drekë në një prej restoranteve të shumta.

Kur kemi përfunduar bisedën, e shikova Demirin, duke e vërejtur se e gjithë vëmendja e tij ishte në ekranin e televizorit, ku po luhej një ndeshje futbolli. Eh tani, po mendoja me veten time, mund të jem e qetë, dhe si në kohët tona të vjetra të jem pranë Demirit dhe krejt në fund mendja ime ishte kthjelluar. Dreka në restorant e asaj të diele me siguri se ishte një përvojë e mirë, kështu që në sytë e vjehrrës sime, fëmijëve dhe bashkëshortit të mos ndodhte ai incident, i cili falë gjakftohtësisë sime nuk ka ndodhur dhe do të shkaktonte një katastrofë. Kjo ishte një arsye edhe më e fortë që të vendos një herë e përgjithmonë të largohem nga e kaluara ime. Që të gjithë ishim mirë me disponim. Sa mirë që ishim rehatuar në tavolinë, Demiri po tregonte një anekdotë e vjehrra ime, Bedrija nga qemra po qeshte, fëmijët si zakonisht po bëheshin gati për të porositur, kur e kam ndjerë dorën e dikujt në krah. Pa pritur e kam kthyer kokën nga pas dhe ashtu e tmerruar jam takuar me ata sy të gjelbër, të cilët i njihja mirë. Shumë pak më nevojitej të mos më binte të fikët. Por, fuqia ime e bëri të veten dhe në momentin e fundit ia dola ta ruaj vetëdijen. - Shpresa, më duket se me vullnet të mirë kurrsesi nuk po mund të më shmangesh – m’u drejtua me këtë fjali me dy kuptime Muharremi. Të njëjtin moment më ka kapluar një farë mundimi. Zoti im, a thua ky i çmendur ka filluar edhe të më përcjellë, po thosha me veten time se si ta gjej një përgjigje të mençur. - E kjo me siguri se është familja jote. Vallë a nuk do të më njoftosh – më tha me një buzëqeshje të hidhur, e në ato momente me të vërtetë më erdhi të vjell. Kështu edhe më duhet ta përjetoj kur nuk kam ditur të ndaloj me kohë. Tashmë gjithçka ka marrë fund. Do t’i thotë Demirit për neve dhe ja, përkundër të gjithave, ky është fundi, fundi i martesës sonë, po mendoja ngadalë duke ulur duart poshtë, në mënyrë që të tjerët të mos e vërejnë se si po dridhesha. (vijon)

(Kosova Sot Onlinelo