Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (3)

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 15:34
Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (3)

Për fat të keq, kjo ishte më lehtë për ta thënë, sesa për ta bërë. Atë mbrëmje fëmijët pak më gjatë e shikuan TV-në dhe, me këtë, ma pamundësuan çdo bisedë serioze me Demirin. Pasi që, më vonë, ata shkuan për të fjetur, Demirit, meqë punonte në mirëmbajtjen e pajisjeve në një kompani ushqimore, i erdhi një thirrje e papritur që, për shkak të një prishjeje, të shkonte urgjentisht në kompani. Pasi që ai më pas iku, iu falënderova Zotit që mbeta vetëm, të mendoja edhe pak rreth tërë kësaj dhe, natyrisht, të paktën ta shtyjë për një kohë të shkurtër atë që, megjithatë, nuk mund të shtyhej. Mjaftonte ta paramendoja sesi do të reagonte Demiri nesër në mëngjes, kur pas një nate të kaluar duke punuar, t’ia pranoj se kishte kohë që kam një dashnor, që të më vinte mundim për të vjellë. Në mënyrë që të relaksohesha pak, vendosa ta bëja një banjë.

Derisa pak më vonë rrija i shtrirë në vaskë, para syve vazhdimisht më silleshin dy fytyra: ajo e Demirit, e zemëruar dhe e lënduar pasi që ta marrë vesh se e kisha mashtruar dhe fytyra e Metit, e pikëlluar, por edhe e zemëruar kur ta kuptoj se, përkundër asaj se i kisha treguar të gjitha, më nuk e doja Metin në afërsinë time. Megjithëqë kohët e fundit e kisha ndjenjën e fajit, në atë moment ajo ishte aq e fuqishme, sa që filloi të ma zinte frymën. Ende tentoja ta kuptoja si kisha mundur të sharroja aq thellë. Për shkak të pasionit dhe epshit kisha marrë guximin që të rrezikoja gjithçka që kishte rëndësi për mua. E dija se, me veprat e mia të pamenduara si duhet, do t’i lëndoja shumë njerëz dhe për këtë më vinte shumë keq. Përkundër kësaj, e dija se çdo gjë kishte shkuar tepër larg dhe se tani ishte tepër vonë për t’u penduar… Atë mëngjes kur si punëtore e re shkela për herë të parë në fabrikën e përpunimit të metaleve, zemrën thjesht e kisha te thembra. Përkundër asaj se nuk isha më në të njëzetat dhe kjo nuk ishte puna ime e parë, kisha një tremë të madhe. Për fat, puna nuk ishte aq e komplikuar sa më ishte dukur në fillim dhe, pas vetëm disa orësh, më dukej se isha duke punuar me vite të tëra. Shefi i prodhimit ishte i sjellshëm, udhëheqësi i ndërrimit i gatshëm që të më ndihmonte çdoherë, e njëjta gjë mund të thuhej edhe për shumë kolegë dhe kolege. Ishte duke u afruar koha e pauzës, kur ndjeva dorën e dikujt në sup. - Të shkon puna mirë, ë? Më vjen shumë mirë që gjendesh. Unë jam Meti – më tha një burrë i ri e i pashëm. - Shpresa, më vjen mirë – murmurita, e pamësuar me situata të tilla. - Mua më vjen edhe më mirë. Desha vetëm të ta bëja me dije se jam në dispozicionin tënd dhe se mund të më drejtohesh nëse ke ndonjë nevojë për ndihmë. Me kënaqësi jam në dispozicionin tuaj – më tha ai, duke ma dhënë një buzëqeshje simpatike, e mua përsëri më ra në sy bukuria e tij e pashoqe. - Në rregull. Atëherë të falënderoj – i thashë e hutuar, duke iu kthyer sërish punës. - Nejse, a je për kafe gjatë pauzës? – më pyeti, gjë që bëri që tani të më kaplonte një tmerr dhe frikë e madhe.

Nuk e dija se a ishte Meti vetëm një shok, apo ftesën e tij kishte diçka më shumë sesa ndjeshmëria miqësore. Nuk doja t’i bëja vërejtje qysh ditën e parë të punës. Më shpëtoi punëdhënësi, i cili sikur u vizatua para meje dhe më pyeti a kisha nevojë për ndonjë ndihmë. - Dhe, si kaloi dita e parë e punës. Nëse më pyet mua, pa dyshim ke pasur fat që ta gjeje një punë të këtillë. E di, sot punëdhënësit kërkojnë një fuqi tepër të re punëtore. (vijon)


(Kosova Sot Online)