E vetmja gjë që burrat e harrojnë gjithmonë pas marrdhënieve intime

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 13:18
E vetmja gjë që burrat e harrojnë gjithmonë pas marrdhënieve intime

Një sondazh nga Sex Information and Education Council of Canada dhe prezervativët Trojan ka zbuluar që nëse përqafoheni pas seksit, partnerja do të ketë më shumë dëshirë për të bërë seks me ju.

Për këtë sondazh janë pyetur 2400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks. Nga gratë që ishin përqafuar me partnerin 6 deri në 10 minuta pas seksit, 71 për qind e vlerësoi përvojën si “shumë të kënaqshme”. Kjo krahasuar me 41 për qind nga gratë që ishin përqafuar më pak.

Në fakt, intimiteti post-sex ishte po aq i rëndësishëm për gratë sesa faza para seksit, thotë autori i studimit Robin Milhausen, Ph.D., një profesore e seksualitetit në Universitetin e Guelph. Kjo mund të ndodhë, sepse trupat e femrave dhe meshkujve janë të mbushur me oksitocinë, hormoni i afërsisë, pas seksit dhe kanë uri për më shumë afeksion, thotë Milhausen.

Përveç kësaj, gratë shpesh ndihen të dobëta pas seksit, thotë ajo. Nëse kalojnë disa minuta shtesë duke u përkëdhelur në shtrat, ndiejnë që partneri kujdeset për to: “Është një nga gjërat më të lehta që mund të bësh për të përmirësuar marrëdhënien. Është një mundësi shumë e rëndësishme, por që shpesh nuk përdoret për t’u afruar më shumë”, thotë Milhausen.

Shumica e njerëzve në studim ndërprisnin kontaktin pas minutës së 6-të: 17 për qind e të pyeturve nuk përkëdheleshin fare dhe 36 për qind qëndronin afër deri në pesë minuta.

Kështu që pas marrëdhënies intime, tërhiqeni afër partneren ose lëre ta mbështesë kokën mbi gjoksin tuaj, sugjeron Milhausen. Vazhdoni të paktën 6 minuta, edhe pse nuk duhet të shihni orën, të luani me flokët, t’i fërkoni shpinën, ta puthni në faqe ose në ballë dhe bëjini një kompliment të ëmbël sesa mirë u ndjetë me të.

Çfarë përfitoni ju? Në sondazh doli që përqafimi rriste kënaqësinë edhe te burrat.

Dhe sa kohë që përqafimet i japin ndjesi pozitive partneres në këtë marrëdhënie, shanset janë që ajo do ketë më shumë dëshirë për të pasur intimitet me ju, në të ardhmen e afërt, thotë Milhauesn.

(Kosova Sot Online)