Ngjarje e vërtetë: U dashurova në të, por ai i tregoi burrit tim (3)

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 17:06
Ngjarje e vërtetë: U dashurova në të, por ai i tregoi burrit tim (3)

- Ti kuptohesh mjaft mirë për lulet. Prej nga kështu? Kjo nuk është aspak e zakonshme për dikë në moshë kaq të re si to – e pyeta. - Kam përfunduar shkollën e mesme të bujqësisë dhe kam dashur të regjistrohem për agronom. Mirëpo, nuk ia kam dalë. E më pas për katër vite rresht kam punuar me një fermë, mirëpo ajo është mbyllur kështu që unë kam mbetur pa punë. Thjesht nuk ka punë për profesionin tim – ma përkujtonte Toni.

- Ndoshta të provosh sikurse ish shefi yt – po e inkurajoja. - Po. Jam duke menduar për këtë, por nuk kam ndonjë kapital për t’ia filluar punës. Po punoj dhe po kursej, por është e vështirë. Do të kalojnë vite derisa të kursej diçka, e edhe bankat kredinë jua japin vetëm atyre që janë të pasur. Në ndërkohë më duhet të jetoj nga diçka. Dhe kështu po punoj gjithçka që po më shfaqet para duarve dhe syve. E kuptova fare mirë. M’u kujtua edhe mënyra jonë si ne kishim filluar. E tash, a ia vlen të punohet apo ne thjeshtë kishim fat, këtë unë nuk po e dija. Ndoshta nga pak nga të dy gjërat. Toni, ashtu quhej, gjithmonë saktë e dinte se kur po lulëzonte ylli në kopshtit tim. Kështu e quaja unë lulen e veçantë në kopshtin tim,e cila në atë moment ishte më e mira. Ai kishte sy për lulet. Por, kishte sy edhe për diçka tjetër – për gratë e vetmuara.

E unë sytë i kisha vetëm për lulet dhe ndjenjën për lulet, por jo edhe për telashet që po pasonin. Me kalimin e kohës, ne të dy gjithnjë e më shumë po bisedonim në kopsht. Ai gjithnjë e më shumë po vinte te ne dhe po më ofrohej të më ndihmonte në punët përreth kopshtit. Kështu ai më ndihmonte në ujitje, në sjelljen e dheut të freskët, e madje edhe më sugjeronte për disa kombinime të mundshme. - Por, Toni, do të kalojë koha e pauzës derisa ti më ndihmon mua këtu – i thashë njëherë. - Kjo gjysmë ore është pjesa më e bukur e ditës sime. Nuk dua kurrsesi ta lëshoj këtë mundësi – më tha disi me një lloj turpi. E kam kuptuar se këtë po e thotë për shkakun tim, e jo për shkakun e luleve dhe të kopshtit. Më duket se jam skuqur pak. Dhe më duhet të jem e sinqertë - unë atë e kisha vërejtur që më parë. Ishte një djalosh shumë i mirë dhe i ri, flokë të gjata dhe të verdha, bishtalec, me sy të kaltër dhe mjaft muskuloz. Kishte trup mirë të ndërtuar të cilin e kishte formuar me punë të rëndë. Por, gjëja më e bukur te ai ishte buzëqeshja. Të pushtonte me buzëqeshjen e tij. Jam e sigurt se me buzëqeshjen e tij kishte pushtuar shumë femra. Edhe unë e kam vërejtur se ishte tërheqës, prandaj edhe thonë se femrat e martuara vërejnë kur një mashkull është tërheqës. Unë kurrë nuk kisha menduar për një aventurë. As në ëndërr madje. Dhe çfarë më ka ndodhur mua? Si më ndodhi kjo mua? Shumë thjesht, fillova të shkoj në kopsht në kohën kur ai e kishte pauzën.

Megjithëse kjo ishte e vështirë, pasi që punëtorët jo gjithmonë e kishin pauzën në të njëjtën kohë. Mirëpo, disi unë ia dilja që gjithmonë të jem aty në momentin e duhur. Nëse ndonjë ditë kjo nuk do të kishte sukses, gjithë ditën isha e palumtur dhe gjeja arsye të ndryshme që të shkoj atje, mbase me shpresën se do ta takoja. Ai më ishte bërë obsesion. Por, as që kam menduar se si do të vijonin gjërat. Këtë po e shikoja si një kënaqësi të vogël në shpirtin tim. Unë isha një grua që nuk vërehesha, e lënë anash, grua e vetmuar, një shtëpiake, një nënë me shumë obligime dhe me përgjegjësi. Vallë mos pak lumturi pranë një mashkulli të bukur do të mund ta dëmtonte dikë? Kështu po mendoja unë. Deri atëherë të gjitha bisedat tona ishin të përqendruara në kopsht, rreth luleve, fushat e zbukuruara, bimët ekzotike dhe ndonjë bisedë me ndonjë prekje apo shikim të shkurtë. - Të lumtë, këto lloje të luleve janë të mahnitshme, por edhe ngjyrat janë të kombinuara aq mirë sa që të marrin frymën. Hej, shikoj ato lule atje, qenkan rritur mjaft dhe lulen më të mirë mund ta vërejmë në mesditë. Propozoj që vitin tjetër t’i shkurtosh pak më poshtë, në bazë të luleve tjera që janë në kopsht. A e di se luledielli pëlqen shumë diellin, prandaj edhe shkëlqejnë në diell, por edhe disa femra të bukura shkëlqejnë në diell – më tha ashtu duke më shikuar me ngulm. (vijon)

(Kosova Sot Online)