Ngjarje e vërtetë: U dashurova në të, por ai i tregoi burrit tim (8)

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 18:19
Ngjarje e vërtetë: U dashurova në të, por ai i tregoi burrit tim (8)

Shikimet ju ishin takuar përsëri. Ishin dy shikime të mprehta sikurse shpata. Shikimi i një mashkulli të rritur, i vetëdijshëm për faktin se nëse do të refuzohej do të dukej si një gomar, dhe tjetri, një djalosh fare i pjekur, që për dëshirë kishte të fitojë para të lehta dhe në shuma të mëdha dhe pa aspak moral në ndërgjegjen e tij. Toni u ngrit në këmbë, në dyer u kthye dhe të dyve na shikoi për disa momente pa ndaluar fare dhe pa lëvizur fare qerpikët e syve. Shkoi, u larguar duke përplasur dyert pas vetes së tij. Ne mbetëm vetë, pra vetëm Avniu dhe unë.

Kem heshtur për një kohë të gjatë dhe vetëm e kemi shikuar nganjëherë veten tonë. Unë madje kisha frik të flas se mos po shkaktoj apo nxit ndonjë reaksion të ashpër, por unë edhe isha e vetëdijshme se isha ajo që duhej të flisja dhe të thosha diçka. Ai kurrë në jetën e tij nuk kishte qenë një bashkëshort i dhunshëm dhe gjithmonë grindjet dhe fjalosjet midis nesh i kemi përfunduar me fjalë. Thënë të drejtën kishte edhe britma nganjëherë, e madje edhe fyerje, por kurrë nuk e kishte ngritur dorën lart për të më goditur. Kisha frikë se kjo do të mund të jetë hera e parë, pasi që thonë se për gjithçka ekziston hera e parë. Por, ishte pikërisht ai i cili foli i pari: - Njihemi për një kohë të gjatë, pothuajse gjatë gjithë jetës. Madje mendoj se edhe mendimet në kokë mundem t’i lexoj. Mu për këtë arsye nuk po mundem të besoj dhe të mendoj se ishte ti pikërisht ajo që me dhunë e kishe shtyrë atë në seks. Jam duke menduar për një gjë të tillë tash e disa ditë, që nga momenti kur kam kuptuar për lidhjen tuaj. E di se kohëve të fundit je ndjerë sikur ke mbetur anash dhe kjo pikërisht për fajin tim. Gjithmonë kam menduar se pas pak do të gjej kohë dhe do të dalim të shëtisim, që ta vërtetoj se të dashuroj shumë dhe se për mua je një person shumë i rëndësishëm në jetën time. Por, gjithmonë më dilte ndonjë punë e rëndësishme dhe më duhej të largohesha. Dhe ashtu mund të hamendësoj se ishe kapluar nga sharmi dhe dukja e një djaloshit të ri në moshë po fliste Avniu. E unë vetëm mund të vajtoja në heshtje. Ai më njihte mua aq mirë, e unë nuk e dija se sa njeri i madh që ishte. - Avni, fajtore jam! Me të vërtetë kam qenë me të. Por, kurrë, unë kurrë atë nuk e kam shtyrë me dhunë në seks. Ai më kishte shantazhuar mua në disa javët e fundit! Unë kam rënë në kurth, duke menduar se pak eksitim shtesë nuk do të na bënte keq.

Dhe ja ku më ka sjellë ky mendim dhe sjellje imja – po flisja me një zë të ulët dhe e mbuluar nga lotët. - Nëse mund të ma falësh, ma fal! Nëse të nevojitet kohë, do të të pres aq kohë sa të nevojitet! Unë vetëm dua që me ty ta vazhdoj një jetë të qetë, jetë të cilën gjithmonë e kemi pasur ne të dy së ashku. - Do të provojmë Merita. Por mos prit prej meje shumë, jo aq shpejt. Disi gjithmonë më shfaqen para syve fotografi të tij dhe tuajat, në një përqafim të zjarrtë. Kjo më dhemb, madje më dhemb shumë. O, Avniu im! Edhe mua më dhemb. Më dhemb për faktin se isha aq naive, jo e ndershme, që e kam lënduar personin i cili më së paku e ka merituar. Më dhemb për fakti se jam një femër që të kam turpëruar ty dhe veten time. Nëse ke zemër të ma falësh këtë gabim, nuk e di nëse unë do të mund t’ia fal vetes time. - Dimër është. Po e shikoj nga dritarja kopshtin tim. Ishte i mbuluar me borë. Por nuk mund të them se është i pikëlluar, pasi që në shtëpizën e zogjve po shikoj si ishin ngjitur dy ketra. E kur kthehem, po shikoj bashkëshortin dhe vajzën time, derisa të lumtur po buzëqeshnin duke shikuar një film në televizor. Po shkoj t’ju bashkëngjitëm. - Eja nënë, këtë nuk e ke shikuar ende – më ftoi vajza ime. - Eja nënë, dhe ulu këtu pranë meje – më ftoi Avniu. Ulem përskaj Avniut. E përqafoj dhe ai më përqafoi mua. Ende dhemb, atij i dhemb tradhtia ime e mua turpi im. Por do të bëhet mirë. Ndoshta që këtë verë, e ndoshta të ardhmen. Por, do të jemi mirë. Fund

(Kosova Sot Online)