'Tête-à-tête me Adelinën' e bën diferencën me rubrikën humanitare

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 14:21
'Tête-à-tête me Adelinën' e bën diferencën me rubrikën humanitare

'Tête-à-tête me Adelinën' nuk ka shumë kohë që ka filluar si projekt televiziv, por shumë shpejt ka arritur të pëlqehet nga publiku duke u bërë emisioni më i shikuar dhe më i komentuar në televizionet shqiptare, kjo falë profesionalizmit që po e tregon prezantuesja e emisionit Diva Adelina Ismaili dhe producenti i emisionit Val Krasniqi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në emisionin e fundit, Adelina e bëri publike rubrikën humanitare e cila tani e tutje do jetë pjesë përbërse e projektit të saj televiziv.

"Ajkune Professional" nga Zvicra dhe 'Tête-à-tête me Adelinën' dhurojnë 50 paruke për zonjat e prekura nga kanceri që kanë humbur flokët dhe që nuk kanë mundësi për t'i blerë ato.

Image

Për t'i marrë paruket duhet të kontaktoni numrin 049 97 97 97, dhe me vete ta posedoni vërtetimin e mjekut që vuani nga kjo sëmundje.

Lajmërimin mund ta shikoni nga minuta e 47:15 në videon në vijim...

(Kosova Sot Online)