Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (1)

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 13:33
Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (1)

Atë ditë shtatori, duke kërkuar punë, e gjeta një punëdhënës tepër të ashpër. - Pastërti! Rend! - urdhëronte një burrë i vogël dhe i imtë, i veshur me një kostum tepër të madh të shiut, duke iu marrë erë cigareve. - Me të vërtetë punët e pastrimit të shtëpive i bëj që nga fëmijëria. Jeta vetëm me babanë dallon nga jeta e fëmijës, kur jeton me të dy prindërit.

Ju lutem, kam nevojë për këtë punë. Atij iu paraqit njëfarë buzëqeshjeje prekëse në fytyrë, rregulloi kostumin e tij të shiut dhe u ngrit. - Mirë, mendoj se mund të të besoj - më tha, duke ma shikuar trupin. Kisha veshur një pallto të hollë. Iu duka e përshtatshme.

- Më tregoni se ku gjenden mjetet e punës - kjo fjali e qetësoi. Më tha se djali i tij do të mi jepte të gjitha, i cili nesër do të kthehej nga udha, e i cili kishte kërkesa të mëdha, sa i përket pastërtisë. Të nesërmen, në kohën e caktuar, qëndroja para gardhit të lartë të telit, ku edhe dyert e hyrjes ishin nga teli i dredhur. Hyrja ishte e ngushtë dhe me pallto prekja lulet, të cilat tani nuk kishin gjasa që të binin në tokë, por të kurthuara midis rrjetave dukeshin sikur stoli artificiale.

Derën ma hapi një mashkull i panjohur në të tridhjetat, me flokë të prera shkurt, ngjyrë kafe dhe me sy të ngrohtë, të gështenjtë. Mori në thua në diçka, por ai e largoi atë me dorë dhe, duke buzëqeshur, më la të kaloja. Filloi t'i hiqte dorëzat e lëkurës dhe shallin e hirtë të mbështjellë rreth qafe, me të cilin e mbronte edhe mjekrën. - Minus dy gradë celsius - tha me kokën ulur, e më pas kërkoi falje, sepse sapo ishte kthyer nga udhëtimi. - Ju me gjasë jeni shërbëtorja e re e shtëpisë.

Unë jam Mikeli - ma zgjati dorën. - Unë jam Rina, më vjen mirë. E veshur me një pallto të zezë nga gëzofi artificial, të cilin e kisha blerë me lirim, kisha frikë se rrobat e mia tepër të lira mund të ndikonin në qëndrimin e tij ndaj meje, sepse ai dukej elegant dhe, në çdo aspekt, i përpiktë. Ishte një lloj mashkulli që të pëlqen që në shikim të parë. Cingëroi telefoni. Ishte e dashura e tij, Flutura.

Ekzistimi i saj menjëherë ma prishi disponimin edhe pse mund të supozoja që, një mashkull i tillë, zor që mund të mos kishte të dashur. Në shtëpi hyri një vajzë e gjatë, e hijshme, me një pamje që binte në sy. Kishte sy të mëdhenj, të kaltër në të hirtë, të vizatuar me laps ngjyrë të gjelbër, mollëza të theksuara dhe buzë të fryra ngjyrë kajsie. Buzëqeshi, por ajo buzëqeshje ishte më shumë dashakeqe, sesa miqësore.

- Unë jam Flutura - më tha duke e theksuar emrin e vet. - E, ti? Shërbëtorja e re, apo jo?! Sikur je tepër e re për këtë punë - tha, por u ndal menjëherë, sapo e pa atë duke u afruar. Ai nuk e lëvizi as edhe një qerpik derisa ajo i afrohej. Qëndronte pa lëvizur me syza në dorë dhe e shikonte. Ajo me mjeshtëri iu ngjit për trupi, e me duar ia kapi faqet, duke ia ulur kokën, deri te buzët e saj.

Ai nuk u mbrojt, ia ktheu puthjen sikur dikujt që e do me epsh. Qëndronin ashtu, para kaminës, me trupa të gërshetuar, pa lëvizur dhe pa menduar, sikur që rrinë mashkulli me femrën në një moment, i cili tejkalon fjalët. Të njëjtin moment në mua filluan të përziheshin disa ndjenja të reja, për të cilat nuk dija aq shumë. Kur shkova të nesërmen, ai qëndronte ulur pranë tavolinës, i kthyer me shpinë, me një veshje të lehtë, duke shikuar nëpër dritare se çka ishte duke ndodhur në qytet.

Derisa e kruante mjekrën me stilolaps, mendimet i kishin "rënë" mbi kulmet e shtëpive. Derisa mendonte, ai priste që ta lëshoja tabakanë dhe të largohesha. Një tip i çuditshëm, i mbyllur dhe i tërhequr në librat e tij, mendova me keqdashje, meqë me të vërtetë nuk më pëlqente. Dola e dëshpëruar, duke mos pasur guxim ta pyesja se me çfarë pune merrej.

(vijon)

(Kosova Sot Online)