Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (2)

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 12:12
Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (2)

Ditën e pare të shkollës nuk jam ndjerë rehat. E shtyrë të zhvendosemi nga qyteti në qytet për fajin e babait tim alkoolist, në jetën time prej një zogu shtegtar isha gjithnjë e më e turbulluar. Nëpër korridorin e shkollës po dëgjoheshin fishkëllima, duke paralajmëruar përfundimin e pushimit. Lena hapi dyert e klasës: - Vajza, rregullohuni. Po vjen Isaku.

Që nga momenti kur e kam kaluar pragun e shkollës, pandërprerë kam dëgjuar fjalë për profesorin e preferuar. Më habiste nofka e tij, por sipas logjikës e kam dalluar se ai me të vërtetë ishte njëfarë enciklopedie. E pabesueshme, ai ende nuk ishte futur në klasë e vajzat ishin rregulluar dhe po qëndronin gatitu.

Njëkohësisht kishin rregulluar flokët dhe stilin e tyre, thuajse po pyeteshin nëse janë rregulluar mire përballë tij, dhe nëse diçka në dukjen e tyre do të mund ta dëshpëronte. Hyri në klasë me ditarin me vete. Edhe pse me fytyrë isha e kthyer kah dritarja dhe isha e tëra e ekspozuar dritës, përnjëherë jam kthyer.

- Jo, kurrsesi. Mos vallë jam future në një film horror - po shikoja fytyrën e panjohur.

Kjo vetëm mua mund të më ndodhë. Po shikoja fletoret e mia dhe për pak sa nuk ia plasa vajit. Më pas kam menduar dhe erdha në përfundim se kjo ndoshta edhe nuk është thyerje e ligjit pasi që nuk jam minorene dhe po bëj një punë të ndershme, por shikimi në fytyrën e tij më hodhi në një pikëllim të pafund. Po më vëzhgonte, disi me brutalitet me zbulimin befasues.

Babai im gjithnjë e më shumë po dobësohej. Betejën e tij për ta mposhtur alkoolin tashmë lirisht mund të thuhet se e kishte humbur. Për çdo ditë sëmurej dhe pushtohej nga djersët e ftohta, pas vetëm disa hapave të ecur i tëri do të djersitej dhe kollitej.

- Baba, ditëve të fundit gjendja jote të është përkeqësuar tepër. - Nuk është ashtu bija ime, nuk kam gjë - m'u drejtua mua, duke aktruar se është në humor të mirë. Mirëpo, jo edhe për një kohë të gjatë pasi që shumë shpejtë ia fillo të kollitej. Pas kollës ai tashmë po pështynte dhe gjak, e kjo i kishte ndodhur edhe më parë.

Megjithëse po mundohej ta fshinte këtë, disa njolla të gjakut i kishin mbetur në buzë, e ai e kishte kthyer kokën në anën tjetër. - Mos ke frikë, kjo është pasojë e moslëvizjes së mjaftueshme nëpër ajër të freskët. Së shpejti do të vjen pranvera e pranvera mua gjithmonë më sjell lehtësim - më tha thuajse po më arsyetohej. Unë heshta duke e ditur faktin se babai im me qëllim po më gënjente mua, duke e ditur që të dy prej nesh se po mashtronte veten dhe mua. - Nuk do të guxoja të shkoja në punë pas shkollës dhe ta lë atë të vetëm. - Si do ta paguanim atëherë qiranë dhe gjithçka tjetër që na ishte e nevojshme për të jetuar?

Për fat të keq e gjithë paga jote po shkon duke paguar borxhet. Unë i kam fajet. - Në rregull babi, lëre tani atë punë. - Nëse nuk mundesh, ndalo me atë punë. - Mundem, natyrisht se unë mundem.

Vetëm mbaju ti - I thashë.

Ai më shikoi me një shikim falënderues, e më pas përsëri filloi të kollitej. Ditën tjetër në klasë hyri një arsimtar tjetër. Po mundohej të shpjegonte diç, por askush nuk po e dëgjonte. - Për çfarë e ka fjalën ky? Kujt po ia ndien për ide dhe imagjinatë.

Ku është Isaku? Unë po heshtja. Nëse them diçka, goja do të mund të merrte shije të hidhur si pasojë e zërit tim. Ku është tani profesori i preferuar, ai ishte një fytyrë e re në një klasë të mërzitshme.

Zëri i ziles që lajmëronte përfundimin e orëve m'i ka ndalur mendimet dhe për pak më ktheu nga jeta e imagjinatës sime.

- A thua pse më nuk dëshiron të japë mësim në klasën tone? A thua mos jam unë arsyeja? Pas shkollës kam nxituar në banesën e tij me qëllimin që të flas me të shumë seriozisht rreth asaj teme, e cila po më mundonte për së tepërmi.

Pastrova edhe pjatën e fundit dhe duke e shikuar mirë erdha në përfundim se të gjithash ishin mjaftueshëm të pastra, e më as shkova dhe trokita në derën e tij. - Hyni zonjushë. Duke hyrë Brenda, morra në thua dhe kam rrëshqitur. Ai po qëndronte përballë meje dhe po shikonte fytyrën time të brengosur. - Urdhëroni, çfarë keni për të thënë - po sugjeronte ai me urgjencë.

(vijon)

(Kosova Sot Online)