Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (3)

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 14:57
Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (3)

Dridhesha me tërë trupin, e e vetëdijshme rreth reagimit të fortë, të papritur, histeria ime sa vinte e rritej. U mundova që ta kuptoja se çka ishte duke ndodhur, por më kot.

- Më falni, problemi... - Atë libër e kam lexuar. Mbretëroi heshtja. Më pas ai buzëqeshi, me gjasë pasi që i kuptoi qëllimet e mia. Shikoi jashtë, e më pas me një shikim të shkurtër ma skanoi fytyrën. Asgjë nuk më pyeti, vetëm u nis kah ormani afër dritares.

- Provoni shkopinjtë e kokosë. Nuk janë prodhim vendor, por janë të shijshëm. E, sa i përket punës, mos u shqetësoni. Ia kam paraqitur rastin drejtorit dhe ai nuk ka asgjë kundër. Me një lëvizje të shpejtë të dorës e mora ëmbëlsirën, e futa në gojë dhe u nisa me të shpejtë kah dalja.

Nesër në mëngjes, një katastrofë e vërtetë. Me kokën në qiell, e dashura e tij, Flutura e analizoi me shikim tërë kuzhinën, sikur të ishte ndonjë gjeneral nga ndonjë film i luftës. Ligësia e Fluturës më shkaktonte të bija në dëshpërim. - Si e ke pastruar dyshemenë?

Ndoshta ti mendon se je duke punuar mirë, por kjo është një punë serioze, e jo lojë. Më vinte të plasja nga marazi, por Flutura nuk hiqte dorë nga e drejta e saj për të më sulmuar, duke marrë një qëndrim luftarak. Me duart në bel, ajo i jepte zor sikur të ishte duke dhënë shpirt. - Mos po mendon se jam e verbër, a çka?

- nuk pushonte së sulmuari. Por, unë më nuk e dëgjoja.

Më vonë, e ndeza dritën në korridor dhe trokita në derën e tij. ai e hapi, paksa u step, e më pas u tërhoq më thellë në dhomë. - Sërish probleme?

- Jo… - dhe sërish u shtanga, por papritmas sikur të më kishin shkëlqyer sytë. Por, për të ajo vetëtimë bombastike në sytë e mi mori një kuptim krejt tjetër, të gabueshëm. Më shikoi me hezitim, i kredhur në mendime.

Të nesërmen, pasi që u përgatita për punë në banesën e tij të zbrazët, fillova t'i afrohesha me kujdes thithëses elektrike, duke ecur mbi laminat. Më pas dëgjova:

- Përsëri je kaq e ngathët! - Si? Zotëriu nuk u ankua.

- Mos leh, e marrë! Do t'i tregoj Mikelit... Në atë moment, ajo mori në thua në kabllon e thithëses, duke e nxjerrë atë nga rryma. Ajo u çmend.

- Do t'i tregoj se sa e ngathët je. Papritmas vërejta se pas saj tani qëndronte Mikeli, i mbështjellë me shall dhe i veshur me pallto të zezë dimërore. Me një ofshamë të thellë, filloi ta hiqte shallin, derisa sytë ia kishte ngulur Fluturës. Dhe, përsëri më doli në mbrojtje.

- Si mundesh ta sulmosh kështu një vajzë të vyeshme? Flutura u përkul dhe filloi të bënte diçka me kabllon. - Më fal, ke dëgjuar gabimisht, këtu bën zhurmë. Mu këtë edhe unë desha ta thosha - tha ajo duke e futur kabllon në rrymë dhe, me tërë peshën e trupit të saj, iu gjuajt atij.

Ai nuk kundërshtoi, por kur buzët e saj tentuan të bashkoheshin me ato të tijat, ai e ndërpreu. - Jo, jo në prani të vajzës - tha ai, duke e ngritur dhe duke e çuar në dhomën e gjumit.

Në përqafimin e tij ajo ndihej si mos më mirë, por nuk e la as pa ma dërguar një shikim plot urrejtje dhe përqeshje. E, unë qëndroja aty si hu gardhi, me pantofla me fytyrë të "Mickey Mouse"-it, qesharake dhe e parëndësishme, tepër e hutuar, por mjaft e lënduar, sa që të shkoja në kuzhinë, sa më larg nga ajo pamje e padurueshme.

Tani maltretimi i përditshëm nga Flutura më dukej më pak i dhembshëm sesa fakti që ajo tani e puthte atë kudo që donte, e ai me gjasë i përgjigjej me epsh.

U mundova që të vazhdoja me punën, por më kot. Mallkimi i xhelozisë sa vinte e depërtonte më thellë në mua dhe nuk kishte mënyrë që t'i ikja. E tëra në një gjendje me ethe, e djersitur, hoqa nga trupi veshjen e punës dhe dola me vrap nga banesa. Faqeve teposhtë më rrëshqitën ca lot të mëdhenj. (vijon) 

(Kosova Sot Online)