Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (4)

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 13:08
Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (4)

Një pasdite kam trokitur në dyert e profesorit, por frynte një erë e fortë dhe nuk e kam dëgjuar përgjigjen. Hyra në banesën e tij me një filxhan të madh me kafe të zezë në dorën time.

- Më falni… në të njëjtin moment edhe jam ndaluar. Trupi i tij i lëshuar në kolltukun e tij sikurse nuk ishte i zgjuar. Kam lëshuar tabakun poshtë në tavolinë, ndaloi frymën. Gjumashi i papritur, në një palë tuta dhe një bluzë të bardhë prej pambuku më së paku dukej profesor, e më shumë dukej si një student i moshuar. Në një moment do të kisha dëshirë ta zgjoj nga ai gjumë i lehtë, por afërsia e tij ndaj meje ishte vrasëse.

Etja ime për të kishte përshkuar trupin tim. E dija se këtë nuk guxoja ta bëja. Por, me gishtin tim tregues ia kam prekur flokët. Nuk reagoi fare. Dukej se me të vërtetë ishte në gjumë. Ky mendim më kishte shtyrë që edhe më shumë ta prek flokun e tij dhe më pas buzët e mia i vendosa në fytyrën e tij të ngrohtë. Sikur të mos kisha frikë, unë në ato moment do t'i hidhesha në krahët e tij, por duke menduar më shumë, prapë se prapë vendosa të mos e bëj atë.

Ai përnjëherë, me një lëvizje krejt pa vetëdije ka goditur qoshet e kolltukut, e unë për pak sa nuk përfundova në dysheme nga frika që pasoi më pas. Vetëm atëherë jam larguar me vrap nga dhoma e tij. Në korridorin gjysmë të errësuar, kaloja nga tri shkallë përnjëherë duke vrapuar. Këtë nuk guxoj ta përsëris përsëri - i premtova vetes sime. Ditën tjetër, e kapluar nga dashuria nuk po mund ta prisja pasditen.

Po sillesha nëpër shkollë derisa nuk gjeta zyrën e profesorëve.

- Po kërkoj profesor Isakun - doli fjala nga goja ime, e një valë e turpit më kaploi dhe e gjithë fytyra ime ishte skuqur.

- Profesor Isak - bërtiti një kolege e tij.

- Le të hyjë - e dëgjova zërin e tij dhe mora frymë thellë në mënyrë që të mund të flas. I ulur në tavolinën e tij, ai disi e ngriti kokën për të më shkuar fytyrën time të hutuar.

- Kujt ia kam borxh vizitën tënde? Po ndjeja thuajse po më humbte vetëdija, pasi që tani isha e lumtur me marramendjen time të butë. - Po ndjej se më duhet t'ju them diçka ... Ai po më vëzhgonte me kujdes, por në fakt ishte shumë i qetë.

Dëshiroja t'ia hapja zemrën, por a dëshiroja unë me të vërtetë t'ia them atë që e kam në zemër? Lapsin që e mbante në dorë e lëshoi në tavolinë.

- Thuaje. Po ndjeja disi mënyrën se si po më dridheshin buzët, përderisa me dorën time të djathtë vendosa t'i fshij djersët e mia që më kishin kapluar në ballë. Për një moment e pyeta veten time se çfarë po bëj këtu? Ai foli në shenjë për të më inkurajuar.

Dëshiroja t'i tregoj se çfarë ka ndodhur që për gjithçka që mendoj është se po ndihem si në zjarr, e cila përnjëherë eksplodoi, por u ndal më pas. Por, me sa duket mashkulli që ishte në anën tjetër të tavolinës këtë nuk po e përjetonte ashtu. Po e shikonte lapsin e tij e më pas edhe fletoren e shënimeve.

Ai me sa duket nuk po përjetonte ndonjë zjarr, madje as më të voglën shkëndijë. Sa më shumë po e shikoja, më e sigurt ishte që të kapja një temë rreth shkollës, kjo do të ishte më e mençur. Por, ai në fakt nuk e dinte se çfarë i kisha bërë, por edhe nëse di, me sa duket nuk është fare e rëndësishme për të. Unë u heshta para shikimit të tij përplot me interes për porositë që i kishte në tavolinë.

Me gjakftohtësi më tha. - A ekziston diçka që dëshiron të ma thuash? Deri më tani asgjë nuk kam dëgjuar.

- Epo, desha t'ju them nëse po kërkoni ndihmëse shtëpiake - më pas edhe vrapova deri te dyert, por zëri i tij më ka ndaluar. - Vallë nuk jeni e kënaqur me honorarin?

Thuaje, do të merremi vesh. Por, gjithsesi se pres t'i kryeni përgjegjësitë tuaja në lidhje me punët e mija të shtëpisë. Një shtëpiake të përsosur si ti nuk kam pasur kurrë. Ju pres nesër. (vijon)

(Kosova Sot Online)