Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret(40)

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 15:10
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret(40)

Dëshironte, por zemra ishte më e fortë se mendja.

– Nuk mundem... Dren... Nuk mundem.

– Zot... U duk se minuta të tërë po kalojnë në heshtje. Secili nga ana tjetër e telit po kërkonte zgjidhje.

– Gane, a dëshiron të më shohësh? Ju kujtua Milaimi, darkët e tij të ziera me dashuri, me unazë në duar, muajin e mjaltit të paralajmëruar, vellon të cilën e kishte zgjedhur në kombinim me vitet e saj, banesën të cilën e kishin rinovuar dhe atje ku planifikonin të ktheheshin pas muajit të mjaltit.më pas ju kujtua edhe banja, shiu, vera dhe lëngu i trashë i pemëve, bankat, puthjet dhe dhomat e errëta të hotelit.

– Dua. Nuk do të duhej, por dua të shoh. Më duhet të të shoh.

– Kur? Menjëherë?

– Po. Eja. Shkruaje adresën... MST/

Nuk po mund të flisnin kur ishin takuar pas njëzet minutave. Vetëm i janë hedhur njëri-tjetrit si një bishë e egër dhe e uritur. I kishte munguar ndjenja e vajit dhe lumturisë, e cila i ishte marrë.

E shikonte si një perëndi, duke pasur frikë se e gjithë kjo do të mund të ishte vetëm një ëndërr dhe se në shtratin e saj do të zgjohet e vetme, vetëm me dhimbjen dhe pikëllimin.

Dukej se edhe Drini po e ndjente të njëjtën gjë. Pasioni i tyre ishte i barabartë të cilën po e shkëmbenin me shikime. Ganes iu duk se po vdiste në duart e Drenit, dhe se asnjë moment nuk do të ndihet keq për këtë.

Kur ishte zgjuar në mëngjes, ai nuk ishte aty, por kishte gjetur një porosi të shkruar pranë shtratin. „E dashur, më është dashur të shkoj herët, kam disa bisedime me një ekip rreth një angazhimi. Të thërras pasdite dhe do të dalim për darkë. Ishte një natë shumë e bukur.

Të dua“. Buzëqeshi në momentin e parë, por shumë shpejtë e kishte kapur paniku. Çfarë po bën ajo kështu? Ku e ka mendjen? Si mundet një muaj para martesës që të sillet ashtu, që të flejë me një mashkull tjetër? Natën paraprake, para se të vinte Dreni, i kishte thënë Milaimit se ishte e lodhur dhe se dëshiron të flejë. Ai i kishte besuar, por ajo kishte në plan diçka tjetër.

Po ecte nëpër shtëpi si një luaneshë, duke folur me zë vetë me vete se si nuk guxon t’i dorëzohej Drenit, se nuk do të duhej t’i lajmërohej në telefon dhe si ta rregullojë atë dasmë sa më shpejtë që ishte e mundur. Ishte penduar dhe e kishte thirrur Milaimin. Ai ishte në një vend ku do të duhej të ndërtohej një qendër tregtare, sipas planit të ij, por kur e kishte pyetur nëse dëshirojnë të hanë drekë së bashku, menjëherë kishte pranuar. Ishte rregulluar në mënyrë maksimale, duke dëshiruar që ta përmirësojë gabimin e saj dhe të tregohej para Milaimit se është e gatshme për martesë.

(vijon) 

(Kosova Sot Online)