Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (5)

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 15:12
Ngjarje e vërtetë: Për fajin tim u dënua profesori (5)

E habitur, nuk lëviza fare. - Mobiliet shkëlqejnë, banesa është tepër e rregulluar, rrobat tepër mirë të hekurosura dhe të ndara nëpër rafte. Ushqimi me delikatesë. Assesi nuk dua që të mbetem pa një shërbim të këtillë - pasi që i dëgjova këto fjalë, më kaploi gëzimi.

- Largimi juaj do të ishte humbje e madhe për mua.

- Ju faleminderit! Do të vij. Mëngjesin tjetër mezi u çua, e unë edhe më me zor. Përkundër nxehjes që kishte qenë lëshuar gjatë tërë natës, xhamat e dritareve ishin të vizatuar nga acari.

Duke u sjellë e mbështjellë nëpër shtrat, e kisha parë ëndërr atë. Zërin e tij të vendosur dhe paraqitjen e qetë, te tavolina e punës. Kjo nuk ishte ndonjë risi, meqë çdo mëngjes bëja një luftë të ashpër me zgjimin, duke thirrur emrin e tij. Babai ma shkundte supin, por unë sikur nuk doja t'ia dija.

Ditët kalonin. Ai rrinte ulur me rrobën ngjyrë deti dhe me papuçe të hirta. Ishte evidente se i pëlqente kombinimi i atyre ngjyrave. Kishte vendosur gazetën mbi gjoks. Athua përsëri dremiste? Mendimi që ta prekja sërish, qoftë edhe vetëm me majën e njërit gisht, ishte mendim i marrë. Kësaj here do të mund t'i hapte sytë.

Dhe, çka do të mendonte më pas për mua? Athua pse ai duhet të mërzitej për një vajzë me flokët e lidhura bisht, me thonjtë e prerë deri në rrënjë, me sqetulla të padepiluara e me papuçe me pamjen e Mickey Mousit? Në dhomë hyri Flutura. E disponuar dhe e pispillosur. Iu ul në prehër. Ai u befasua, por edhe u dorëzua. Ajo filloi ta puthte dhe, më pas, e urdhëroi.

- Ti, dil jashtë! - thuajse ai ishte ndonjë qen. Ai ishte duke dalë nga banesa, kur e dëgjoi një zë:

- Ti, ti je Mikeli, profesori? -

Po. Urdhëroni - tha ai duke e shikuar me interesim një burrë të thatë asht e lëkurë. - Ti, ke shfrytëzuar përparësitë e pozitës tënde për ta keqtrajtuar vajzën time.

Ti i mbrapshtë, si ke mundur …

- Jeni duke gabuar, zotëri. Unë nuk jam shkaktar i vuajtjeve tuaja. Bisedoni me vajzën tuaj. Mikeli ishte duke u ngutur për në qytet, i lodhur nga një natë plot pasion, kështu që nuk kishte aspak vullnet të dëgjonte akuzat false. Sidomos nëse ato vinin nga dikush të cilit i vinte era alkool. Në sheshin e afërt tregtarët hapnin dyqanet, rendisnin raftet dhe vendosnin produktet e tyre.

- Ti, profesor që i thua vetes. Ta kam dhënë vajzën time në dorë, meqë kam pasur besim te ti. E ti, ti ke vënë dorë mbi atë fëmijë. - Nuk e kam idenë se për çka flisni, e as kush jeni. Ky është një keqkuptim. Ku e keni vajzën? Shikoni, me të vërtetë jam për ngutë - tha ai dhe u largua.

Im at ende vazhdonte që të bërtiste, por tani u rrëzua në borë. Njerëzit që kalonin andej pari, e shikonin me bisht të syrit. Në bazë të komenteve të disa prej tyre, shihej se ata më shumë i besonin babait, e jo profesorit. Të hënën babai qëndronte në shtrat me kapelë në kokë, afër shporetit.

Fytyra i ishte skuqur, lëkura e rrëqethur. Sërish e kishte shpenzuar në alkool atë të shkretin pension edhe pse qiradhënësi na ishte kërcënuar se do të na nxirrte në rrugë. Atë mbrëmje Mikeli dhe Flutura rrinin nën yje dhe e komentonin filmin që kishin parë, të përqafuar. Nga një kënd i errët shushuriti diçka dhe një topth goxha i madh i borës e goditi në sup.

Cigarja e ndezur dallohej edhe në errësirë, e më pas silueta e errët u zhduk pas një fuqie të rrëzuar përtokë.

- Kush ishte - tha Flutura e frikësuar.

- Askush. Me gjasë dikush gaboi - tha ai, duke e shikuar atë.

- Le të hyjmë në shtëpi.

(vijon)

(Kosova Sot Online)