Ngjarje e vërtetë:Për fajin tim u dënua profesori (7)

  • G.G /
  • 09 November 2020 - 13:20
Ngjarje e vërtetë:Për fajin tim u dënua profesori (7)

Ashtu e ngrirë bëra me kokë, sepse unë pothuajse nuk po merrja fare frymë nga vetë prania e tij. M’u nevojit edhe një kohë e gjatë në mënyrë që unë të rregullohem dhe rehatohem pasi që ai ka shkuar. Arriti edhe stina e verës. Unë e përfundova maturën, por babai im nuk e përjetoi këtë moment. Në vend të babait tim aty u shfaq, për mua deri atëherë e panjohur, një kushërirë e tij.

Pas një bisede të shkurtë jam bindur se në qytetin e saj do të arrij ta ndërtoj një të ardhme. Kështu unë u zhvendosa në një qytet tjetër, e rrethuar nga plot njerëz të panjohur.

Atje shumë shpejt jam punësuar në një agjenci turistike. Materialisht e fortë, tashmë ju isha qasur kënaqësive të zbukurimit, gjë që moshataret e mia e kishin përfunduar moti, por për mua këto ishin vonuar. Ndryshimin e parë e kanë vërejtur flokët e mia, të cilat i kam ngjyrosur në të verdha, e më pas ua dhurova një stil të këndshëm. Tretmanët në sallonet e kozmetikës me veshje që më shkonte për shtati, kishin ndryshuar vajzën e painteresuar në një bionde të dëshiruar nga të gjithë.

Tashmë kam njoftuar djem të ndryshëm të rinj, jam dashuruar e jam ndarë. Tregime të vjetra dhe të reja. Kam takuar shoqe të reja, po shëtisja poshtë dhe lart nëpër restorante, po flisnim për dashuritë e tyre. E unë një dashuri po e ruaja në zemër.

Unë ende po vuaja për të. Vitet po kalonin, e unë asnjërin prej atyre dhe djemve të rinj nuk po e dashuroja me të vërtetë. As udhëtimet nëpër det e as qetësitë e natës nuk po ma dhuronin rezultatin e dëshiruar. Një ditë po prisja në agjenci një grup turistësh një grup sportistësh. Porsa ktheva kokën, trupi im u shtang, ishte ai. Flokët e tij ezmere dhe sytë e tij po shkëlqenin. Në momentin e parë nuk më kishte njohur, por i ballafaquar me fytyrën time të habitur shumë shpejt e kishte vërtetuar se isha unë dhe ma zgjati dorën.

- Profesor… - u mundova t’i flas derisa faqet e mia po digjeshin nga temperatura. E vërejti se unë kisha ndryshuar, se bukuria ime ishte më ndryshe, prandaj kjo do ta mahniste pothuajse secilin. Më vonë jemi ulur për të biseduar në kafiterinë më të afër, por ai ishte për ngut pasi që autobusi i tyre po ngutej për një qytet tjetër. Përnjëherë kam eksploduar, thuajse isha një bombë.

Ky do të shkojë, e këtë nuk mund ta lejoja. Vite të tëra me imagjinatë, mendime dhe ëndërrime për të, e ai tani po shkon. Atëherë ia kam shprehur ndjenjat e mia. Ashtu përnjëherë heshti. Isha e frikësuar se do të shkonte, por disi me një fshehtësi qeshi me pasion. Shumë shpejt më tha duke marrë frymë thellë:

- Nuk kalon asnjë vit shkollor pa letra apo deklarim të dashurisë, betime në dashuri të përhershme. Krejt kjo është normale dhe kuptohet mosha e adoleshencës. Më vonë këta persona e harrojnë të gjithën dhe fillojnë familje me dikë tjetër. Prandaj jam habitur me këtë deklaratë tënden. Si është e mundur që edhe sot e kësaj dite të më dashuroni?

- Kurrë nuk ju kam harruar.

- Ndoshta edhe unë e mbaj mend, megjithëse ende kujtoj sakrifikimin tënd për mua. Autobusi nga parkimi po drejtohej drejt rrugës kryesore, e kolegët e tij po e thërrisnin dhe po ia bënin me dorë. Tek unë gjithçka ndryshoi. - Ju lutem, rrini.

- Por, unë nuk ju meritoj juve. Jam 17- vjeç më i vjetër. Ju keni të drejtë në një djalosh të moshës suaj. - Unë kam të drejtë ta dashuroj kë dua unë. - Me të vërtetë nuk mund të krahasohemi me asgjë, sidomos në shikimin seksual, që të jem në hap me juve, me bashkëmoshatarët tuaj. Vitet e bëjnë të veten.

Hormonet, ata që përbëjnë pasionin, nuk e mbulojnë trupin tim në mënyrën e duhur, për fat të keq – morri frymë thellë – vetëm se do t’ju zhgënjeja.

- E sikur ta provojmë. Mjafton që me ju ta ndaj ngrohtësinë tënde! Asgjë tjetër për mua nuk ka rëndësi – ia thashë.

- Tani për tani. Më pas shumë gjëra do të nevojiten, më beso ... Më tha se nuk ishte ndonjë adhurues i madh i martesës, sepse martesa me bashkëshorten e tij i kishte lënë një shije të hidhur në gojë. Shkurorëzimin e kishte përjetuar si një lehtësim dhe ishte betuar se kurrë më nuk do ta bënte një budallallëk të tillë.

Prandaj nuk hynte në ndonjë lidhje serioze, e mua nuk dëshironte të më lëndonte. Atëherë u ngrit në këmbë, më përshëndeti dhe u nis për në autobus. Ajo ditë për mua ishte e rëndë. Unë e ula kokën. Kur e ngrita atë, ai po qëndronte pranë meje. Kishte përcjellë miqtë e tij, e ai po dëshironte që të qëndronte aty, të pushonte.

Por, ende i pasigurt në veten e tij, ai kishte vazhduar t’i numëronte të gjitha mangësitë e një lidhjeje të tillë. E ndala shikimin në sytë e tij dhe mbështeta kokën në gjoksin e tij.

Më përqafoi edhe ai mua. Atëherë u dëgjua zëri i tij i butë dhe i ëmbël. Kishim qëndruar edhe për një kohë të gjatë ashtu, të zhytur në qetësi. Unë po dëshiroja ta përjetoja një dashuri të madhe. Dhe tani, me sa duket në fund e kam gjetur. Kjo dashuri kishte përmbushur vitet e mia. Deri në vdekjen time. 

Me momente të mira dhe më pak të mira, me gëzime dhe hidhërime, me plane për të ardhmen. I kujtohej shpesh kur binte në shtratin që mbante erë çarçafësh të pastër, e kur e ëma e mbulonte dhe e puthte në ballë. Me gjasë kurrë në jetë nuk do të përjetonte diçka më të këndshme. Kujtimi shpesh thoshte vetë me vete se bota ekziston aq herë sa ka edhe familje, meqë çdo familje e përjeton atë në një mënyrë unike. Ç

do familje është një botë në miniaturë. Në raste të tilla, i vinte keq që një gjë kaq e bukur dhe e dashur, sikur që kishte qenë familja e tij e fëmijërisë, faktikisht më nuk ekzistonte, të paktën jo në atë formë sikur që kishte ekzistuar më parë edhe pse shumica e anëtarëve të saj ishin shëndosh e mirë. Sapo filloi që të kalonte nga bota reale, në atë të ëndrrave, cingëroi telefoni. Ishte infermieri kujdestar. Dr. Kujtim, është një rast!

Një “rast” nënkuptonte një pacient. Mirë, që tash po vij! U zgjua, u vesh, e veshi edhe mantelin e bardhë, mori faksimilen dhe lapsin dhe u nis për në zyrën e pranimit. Për të shkuar deri atje, i duhej që të dilte nga ndërtesa e vjetër e Klinikës së Psikiatrisë, meqë zyra e pranimit gjendej në ndërtesën e re, apo UKIP-it, si i thoshin shkurtimisht, e që nënkuptonte Urgjencat dhe Kujdesin Intensiv Psikiatrik. Ishte një natë e kthjellët, me një freski që ta kënaqte shpirtin. Kujtimi ngriti shikimin kah qielli dhe admiroi për një çast bukurinë e yjeve.

Prapa klinikës gjendej një fushë e hapur. Më tej, në një kodër, apo sikur që quhej, në Lagjen e Spitalit, pas luftës kishin “mbirë” shumë shtëpi të reja, të cilat tani, gjatë natës, dukeshin disi më të bukura, për shkak të dritave të llojllojshme. Para hyrjes së UKIP-it pa një veturë të tipit “Audi 80”, dy dyer të së cilës, ajo e shoferit dhe një e prapme, ishin të hapura. Sapo hyri brenda, përpara i doli Leka, infermieri i cili i kishte telefonuar pak më parë. - Hajde, doktor! Është një djalë, krejt i çrregulluar!

Nuk arrita ta kuptoja se çka thoshte... - A e keni të njohur si rast? - Jo, mua nuk më kujtohet ta kem parë ndonjëherë më parë. As Mirela nuk e njihte. Mirela ishte kryeinfermierja e UKIP-it. Ishte nga Shqipëria. Ajo ishte në zyrën e pranimit me pacientin dhe personat që e kishin sjellë atë në klinikë. Pacienti ishte një djalë në të njëzetat, shtatshkurtër, thatanik dhe me fytyrë sorre, hundë të gjatë e faqet me pikla, me sy të zgurdulluar që pasqyronin një frikë të madhe. Sapo Kujtimi hyri brenda, pacienti filloi të fliste. (vijon) Ishte një natë e kthjellët, me një freski që ta kënaqte shpirtin. Kujtimi ngriti shikimin kah qielli dhe admiroi për një çast bukurinë e yjeve.

Prapa klinikës gjendej një fushë e hapur. Më tej, në një kodër, apo sikur që quhej, në Lagjen e Spitalit, pas luftës kishin “mbirë” shumë shtëpi të reja, të cilat tani, gjatë natës, dukeshin disi më të bukura, për shkak të dritave të llojllojshme Triumfi i dashurisë

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË “AI MË NGUSHËLLONTE E UNË E SHFRYTËZOJA”

(Kosova Sot Online)