Ngjarje e vërtetë: Ai më ngushëllonte, unë e shfrytëzoja(2)

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 13:38
Ngjarje e vërtetë: Ai më ngushëllonte, unë e shfrytëzoja(2)

- Përse ke ardhur - mezi e kam pyetur.

- Nuk do të më ftosh që të futem brenda - m'u përgjigj.

- Babai i kujt jeni ju? Hyni brenda dhe provoni tortën time - erdhi edhe Orgesi.

Unë mendova se fëmija jonë kishte të drejtë. Sa të çuditshme janë rrugët e jetës nëpër të cilat jeta na dërgon. Shumicën e prindërve të shokëve të Orgesit unë nuk i njihja.

Ka mundësi që Iliri ishte martuar dhe kishte fëmijë. Kur njëherë kisha folur me nënën e tij, nuk e kisha pyetur nëse kishte dikë. Atëherë nuk m'u duk e udhës që ta pyesja.

Nga takimi ynë i fundit kishin kaluar plot nëntë vjet. Mendimi im se kishte familje paska e kishte qetësuar trupin tim, prandaj i ofrova një pije.

- A jeni për një kafe apo ndonjë pije tjetër - e pyeta.

- Më me dëshirë do të pranoja diçka të fortë - m'u përgjigj.

- Tash ua sjell - I thashë ashtu e shkova në kuzhinë e mbushur me mendime të zeza. Në çfarë është shndërruar? Dikur nuk pinte kurrë, e tani vjen për fëmijën e tij dhe po kërkon alkool.

E çfarë nëne jam unë e cila ia lejon një gjë të tillë?

Përse nuk ka ardhur edhe bashkëshortja e tij? Me siguri se e di se me çfarë budallai është martuar. Dhe, çfarë mundet të jetë fëmija kur ka [prind të tillë, përse shoqërohet me djalin tim? Mijëra pyetje po kalonin nëpër kokën time.

Emocionet e mia por ndryshonin me shpejtësi të hatashme nga frika, nga zemërimi dhe frika shkaku i Orgesit. Mirëpo, në njëfarë mënyre të çuditshme isha e lumtur, pasi që kisha vendosur që Orgesin ta rris e vetme. Çfarë shembulli do të ishte ai për djalin tim, një mashkull I vërtetë do ta mësonte për të pirë alkool, po mendoja kështu derisa po i a mbushja gotën.

- Urdhëro - I thashë.

- Desha të të them ...

- Më vonë. Tani më duhet të shkoj e t'i shikoj fëmijët - e ndërpreva. Nuk do t'i cakërrojmë gotat - u habit ai.

- Ekzistojnë edhe prindërit të cilët nuk pine kur janë në detyrë. Shpresoj se më kupton atë që dua të them, kjo nuk do të jetë porosia e duhur e cila ju dërgohet fëmijëve - ia thashë me ironi. Nuk mu përgjigj asgjë, por e kam ndjerë shikimin e tij të ashpër.

E kam injoruar duke u shtirur se kam shumë punë për të bërë, se kujdesesha për fëmijët. Nuk e kisha vërejtur kur Iliri kishte dale në ballkon. Kur e pashë vendin e zbrazët në të cilin kishte qenë i ulur, po shpresoja se kishte shkuar në shtëpi. Me siguri se nuk është ndjerë rehat, prandaj për gjysmë ore nëna do të vjen për fëmijët - po mendoja. Rreth orës dhjetë, edhe prindërit edhe fëmijët po kërkonin çizmet e tyre, shallet, kapelat nëpër banesë.

Dhe, derisa prindërit e Orgesit nuk dëshironin të shkonin në shtëpi, prindërit po flisnin përreth programit shkollor, duke dhënë kritika. Vetëm në momentin kur fqinjët kishin kërcënuar se do ta lajmëronin policinë, mysafirët kishin filluar të largohen. Kur kemi përcjellë edhe mysafirin e fundit, u mbështeta në dyer dhe mora frymë thellë.

- Shpirti im, pastroji dhëmbët, vish pizhamet dhe shko në shtrat. Mua më presin një mal me pjata për t'ipastruar .

- I thashë djalit tim. Sa shumë gota të palara, pjata, piruj në kuzhinë. Ende nuk kam përfunduar me mendimet e mia, kur Orgesi më tha:

- Nënë, ai njeriu qëndron ulur në ballkon.

Unë nuk e di babai I cilit shok timit ishte. Ai po prêt dikë, e të gjithë shokët e mi kanë shkuar - ishte I hutuar.

- Shko, të lutem shko ti në shtrat, do të shikoj unë tani kush është - e qetësova. Kur kam dëgjuar se biri im kishte mbyllur dYert pas vetes, jam nisur në drejtim të ballkonit. Ilir, në fakt, nuk ishte i ati i dikujt apo I ndonjë fëmije që ishte në ndejë. Përse kishte ardhur?

A e kishte mësuar të vërtetën? Mendimet e liga përsëri e kishin kapluar mendjen dhe shpirtin tim. - Nuk dua të jem e pasjellshme, por nuk po e kuptoj përse nuk keni shkuar?

Dhe, pse në fakt keni ardhur fare, pas gjithë atyre viteve - i thashë përderisa isha mbështetur në derë. Konsumoi atë pjesë ët pijes, largoi gotën dhe qetë mu përgjigj: -Dua mire ta dëgjoj nga goja jote, nëse Orgesi është djali im.

Po e ndjeja veten thuajse dikush më mbuloi me ujë të ftohtë akull. Po e shikoja në atë mashkull, nga jeta e të cilit jam zhdukur pa asnjë shpjegim. Isha e bindur se deri më tani më kishte harruar.

- Po të dëgjoj - më tha.

- Më fal, nuk kam dashur të të lëndoj - mezi Ia ktheva. (vijon)

(Kosova Sot Online)