S*ks me dikë për një natë - ja si të veproni hap pas hapi

  • A.P /
  • 30 November 2020 - 23:49
S*ks me dikë për një natë - ja si të veproni hap pas hapi

Seksi për një natë është diçka e cila ka ndodhur gjithmonë dhe jo vetëm nëpër filma. Fakti që dy partnerët në seks nuk e njohin njëri- tjetrin e bën këtë lloj raporti që të klasifikohet më shumë si një eksperiencë sesa si një marrdhënie.

Pra, dy individë të cilët nuk e njohin njëri- tjetrin bëjnë seks vetëm për një natë. Pas asaj nate çdo gjë është sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka ndjenja dhe as përjetime emocionale të mëvonshme. Por çfarë duhet të dish përpara se të bësh me dikë seks për një natë? 

Ai/Ajo është dikush që ti nuk e njeh

Pra, ju nuk ju lidh asgjë me njëri- tjetrin përveç tërheqjes seksuale. Ti thjesht nuk di asgjë rreth tij.

Seksi me të është si punë llotarie, 50 me 50

Nëse ke ndërtuar pritshmëri, e mira është t’i rrëzosh. Seksi me personin që ke përballë mund të jetë më i mirë nga sa e prisje ose e anasjellta.

Përdor masa mbrojtëse

Për sigurinë e të dy palëve, përdorimi i masave mbrojtëse është diçka e cila duhet me patjetër.

Mos krijo afeksion, nwse mundesh

Është thjeshtë seks për një natë. Probabiliteti që ai të bjerë në dashuri me ty është shumë, por shumë i vogël. Gjithsesi mrekullirat e kësaj natyre edhe ndodhin!

Mos bjer në sy

Personi me të cilin bëre seks nuk dihet se kush është. Për të mirën tënde si fillim dhe jo për atë që thonë të tjerët.

Mos bëj “skena”

E mira është t’ja kursesh vetes skenat e tipit “një shënim me numrin tënd të telefonit dhe xoxo-e në mëngjes tek koka e krevatit”. Ai me siguri nuk ka për të të marrë kurrë në telefon kështu që mos shpreso.

Sigurohu të jetë qejf

“One night stand” është eksperiencë, kështu që nëse vendos ta provosh sigurohu që të jetë argëtuese dhe e mirë.

(Kosova Sot Online)