Ngjarje e vërtetë: Si më tradhtoi burri ditën e martesës (7)

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Si më tradhtoi burri ditën e martesës (7)

Për një kohë Meti mbeti pa fjalë. Pas bisedës ai shkoi. Kur ai shkoi, mbylla derën dhe u mbështeta në derë dhe mora frymë thellë. Ky ishte fundi i vërtetë për neve. Nuk e dashuroj më. Ka mbetur vetëm kujtimi. Nuk kemi mbetur as në marrëdhënie shoqërore. Nuk dëshiroja ta mbaja as banesën tonë të përbashkët. Le ta shesë e m ë pas t'i ndajmë të hollat. - Mes tjerash, tjerat rregullohen nga ndërmjetësit - ia thashë. Edhe një vit kaloi sa hap e mbyll sytë. Punova shumë dhe bleva banesë, e rregullova. Kisha punë të mirë, qetësi, miq të rinj dhe të vjetër. Mora kontrollin mbi jetën time.

Pra, isha pjekur, e pavarur dhe një vajzë e pavarur qyteti. Por, u shfaq ajo ndjenja të cilës ia kisha frikën - ndjenja e vetmisë kur i mbyllja dyert e banesës. Atëherë më binin në mend fjalët e miqve se dikujt duhet t'i përkushtohem, ta lejoj dikë të më ofrohej dhe se dikujt duhet besuar, në të kundërtën për gjithmonë do të mbetem vetëm. Vetëm atëherë e kuptova se edhe unë mund ta dashuroj dikë përsëri. Në atë kontekst madje m'u kujtua Amiri. Më kujtohej rasti kur ishim njoftuar dhe simpatia e parë që ndjeva për të. Por, unë kisha nevojë për një sfidë - një burrë e një burrec, dikush që do të pajtohej me karrierën time, suksesin tim dhe të më jep hapësirë sepse edhe ai e dëshiron këtë.

Gabimisht kisha zgjedhur. Nuk e kisha njohur gjerësinë e Amirit dhe ngjashmërinë e madhe midis nesh. Po çfarë ngjashmërish, largoja këto mendime. Tashmë po ndihem si dikush që kërkon arsye të jetë me dikë. Por ardhmëria kishte marrë gjërat në duart e veta. Një mëngjes, derisa përgjigjesha ndaj porosive, e vërejta atë të Amirit. Kur e hapa, në ekran po qëndronte fotoja ime. E kuptova, më kishte fotografuar derisa po kthehesha nga puna. Me siguri kishte qenë afër meje, përndryshe s'do mund të më fotografonte. Me siguri se do duhej t'i lajmërohesha t'i falënderohesha. E thirra.

Si thua që të premten të kthehesh - tha pas përshëndetjes sime. Kam një studio të madhe e të bukur. Të shikosh si po punoj. Paj që ma kishte treguar studion, pjesën tjetër u ulëm aty dhe po bisedonim. Edhe më tej po bisedonim për punën, ai të tij e në timen. Por, Amirin po e shikoja me sy tjetër sikurse herën e parë kur mi tha fjalët e para. Edhe pse nuk fliste shumë, ishte shumë i rregulluar, ashtu si e mbaja mend. Kaluam një mbrëmje të këndshme dhe derisa po shkoja në shtëpi po mendoja për ndryshimin e tij. Ndoshta edhe nuk është ndryshim, ndoshta ashtu ishte, por kishte mbetur nën hijen e Metit. - Ke gabuar Hanë - thashë me zë. Ai ishte zgjidhja e duhur. Që nga momenti kur lidhja jonë kishte filluar me Metin, Amiri më kishte shmangur, e me kalimin e kohës sjellja e tij u shndërrua në vëllazërore.

Ishim miq të mirë që as sonte nuk do të mund ta quaja me emër tjetër. Dhe gjithë fundjavën që e kalova e vetme, më vinte keq për vendimin tim. A mund të ndryshoj diç, po e pyesja veten? Java, që më kishte bërë puna për vete, shkoi shumë shpejtë, madje më shpejtë se herëve të tjera. Të premten në mbrëmje, kurrsesi nuk po mund t'i largoja mendtë prej Amirit dhe vendosa që ta thërras. - Si thua që ti nesër të vish tek unë. Kam një banesë të bukur dhe ka mjaft hapësirë - ia thashë me një buzëqeshje. - Përse jo, madje me gjithë dëshirë do të jem aty - mu përgjigj. Unë tashmë po i gëzohesha takimit tonë të serishëm. Madje kisha planifikuar që edhe të gatuaj dhe ta përgatis një drekë, një mirëpritje, q[ po mendoja se ende nuk e kishte provuar. E ajo që nuk e kisha menduar ishte se Amiri nuk do të shkonte nga banesa ime deri të hënën në mëngjes. FUND

(Kosova Sot Online)