Ngjarje e vërtetë: Abortova, sepse më helmoi burri (8)

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Abortova, sepse më helmoi burri (8)

- Do të merremi vesh nesër për abort. Do të shkoj te një mik dhe te një i njohur i imi - tha kështu thuajse nuk i kishte dëgjuar fjalët e mia apo ato që i thashë unë dhe filloi të fliste me telefonin e tij. Deri atëherë e kisha gjinekologen time. - Nuk dua! - thashë me vendosmëri, e më pas në fytyrën time filluan të vijnë britmat. Sa hap e mbyll sytë më kapi për krahu dhe filloi të më rrotullonte sa poshtë e lart duke më shkundur: - Ti guxon të më thuash mua se nuk dëshiron të abortosh. Pas të gjitha atyre që unë i kam bërë për ty. Të kam blerë shtëpi, ke të holla sa të duash.

E kështu po ma kthen ti mua. Duke më mashtruar dëshiron të lindësh fëmijën. - Më lësho të lutem, më lësho - unë po qaja, duke pasur frikë se do të mund të më godiste më fort dhe të më lëndonte. Isha në një shok të vërtetë, pasi që deri më atëherë kurrë më parë nuk më kishte goditur, megjithëse sulmet verbale ishin të shpeshta dhe të rënda. Por, më pas erdhi shpëtimi, pasi që cingëroi zilja e derës. Ishte vjehrra ime, me të cilën Bedriu gjithnjë e më shpesh po fjalosej sepse nuk dëshironte ta shiste njërën nga vilat e tij. Ajo po qëndronte pra derës. As ne nuk ishin në marrëdhënie të veçanta, por e respektonim njëratjetrën. Ajo ishte një grua e fshatit, një femër e modës së vjetër por ishte shumë kokëfortë.

Shpeshherë më thoshte se djali i saj kishte trashëguar vetëm të këqijat nga i ati i tij, e të mirat nga ajo që i posedonte ai nuk kishte trashëguar asgjë të vetme. - Të kam sjellë ato dokumentet që më ke kërkuar për dajën. Isha te kardiologu për një kontroll prandaj vendosa të kthehem këtu - i tha kështu dhe ia lëshoi disa dokumente në tavolinë. - E ti, si je ti reja ime? Më dukesh disi e zbehtë - m'u kthye mua pas që djali i saj nuk po i kthente përgjigje.

Vetëm ashtu i zemëruar e përplasi telefonin e tij në tavolinë. Dhe atëherë mendova. Nëse asaj i tregoj se jam shtatzënë, ndoshta e parandalon abortin tim. Ndoshta vjehrra ime do të kishte dëshirë ta rrisja nipin e saj. - Nuk kam gjë. Vetëm se jam shtatzënë - e thashë këtë si me gjysmë zëri. - Shtatzënë je. Po mirë pra, urime që të dyve - reagoi ajo e mua më përqafoi. Por, kur e ka vërejtur fytyrën e ngrysur të djalit të vet, ajo shtoi: - Unë e di se djali im nuk është ndonjë adhurues i madh i fëmijëve, por ka ardhur koha që edhe ju ta keni fëmijën tuaj. Dhe, kush do t'i trashëgojë të gjitha ato që i ke fituar ti, djali im - ishte shumë e qartë se deri në çfarë mase Bedriu urrente fëmijët.

Kur ajo shkoi, prisja që ai të eksplodonte, por për befasinë time, vetëm më tha: - Kjo ishte e mençur nga ti. Nesër do të shkosh te gjinekologu. - Por, unë nuk abortoj - u frikësova nga fakti se e tha me qetësi. - Ai do ta shikojë shtatzëninë tënde. Që tani dua ta kem gjithçka nën kontroll. - Mirë - pranova e lumtur pasi që ishte pajtuar. Por, pas katër muajsh, kur po i gëzohesha lindjes së foshnjës, një mëngjes nuk po ndihesha mirë. Përfundova në emergjencë, e më pas në spital. Dhe foshnjë më nuk kishte. Bedriu më mori nga spitali dhe me asnjë fjalë të vetme nuk e shprehu dhimbjen për humbjen e foshnjës.

Vetëm komentoi se ishte vullneti i Zotit. Nuk isha mirë me shëndet, fillova ta humb oreksin dhe u zhyta në depresion. E më pas takimi me Ilirin më erdhi si i qëlluar. Në secilin mendim. Më ka thirrur menjëherë pas disa ditëve. Për befasinë time, menjëherë filloi të pyeste rreth abortit tim. I thashë se para abortit kam marrë disa injeksione. - Mjeku më tha se nevojitej shkaku i viteve dhe shtatzënisë së parë. - A e di ti çfarë injeksione kanë qenë - më pyeti me një zë tepër serioz. - Nuk e di. Nuk ma thanë. Pse kjo ka rendësi - u habita unë. - Ndoshta edhe ka rendësi. Do të thërras së shpejti - e përfundoi bisedën në një mënyrë të çuditshme. (vijon)

(Kosova Sot Online)