Ngjarje e vërtetë: Si e mashtrova burrin me një valltar të rastit (6)

  • E.K /
  • 15 January 2021 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Si e mashtrova burrin me një valltar të rastit (6)

  E më pas aty ishin edhe një numër i madh pyetjesh me të cilat për çdo ditë po e mundoja veten time. Përse diçka e tillë të më ndodhte pikërisht mua? A nuk e kanë tradhtuar gratë tjera pandërprerë burrat e tyre? A nuk kanë shkuar miliona meshkuj me prostituta? Madje rregullisht! A thua kjo që më ndodhi mua ka mundur t'i ndodhte secilës? Jo, erdha në përfundim se jo.

Të tjerëve nuk ju kanë ndodhur gjëra të tilla. A mos vallë unë isha femra e vetme që bëra seks me një valltar, madje pa mbrojtje? Dhe, a janë në fakt fajtore shoqet e mia që ma kishin organizuar atë natë të çikave? Për sa i përket kësaj të fundit, shumë shpejtë e kam kuptuar se nuk ia vlente ta fajësoja dike tjetër pos vetes sime. Askush me pushkë nuk më kishte dalë para dhe më shtynë të bëja seks me valltarin e bukur. Fazat e pikëllimit po ndryshonin me fazat e shpresës.

Në fakt optimiste e ngushëlloja veten, duke thënë se gjasat për infeksion janë minimale. Faktin se me miliona spermatozoide të spermës së valltarit kanë depërtuar brenda meje, natyrisht, kjo më ftohte. Edhe pse Toni gjithnjë e më shumë po brengosej rreth të vjellave të mia dhe fytyrës së zbehtë që kisha, edhe më tutje me sukses po aktroja se gjithçka ishte në rregull me mua. Më së vështiri e kisha kur ai dëshironte marrëdhënie intime me mua.

Si mund të bëja dashuri me të kur e dija se si po qëndronin punët? Pothuajse secilën puthje që e shkëmbenim tek unë prekte ndërgjegjen time dhe frikën se do ta infektoj edhe bashkëshortin tim, nëse deri më tani nuk e kisha bërë. Përfundimisht, për të mos u bërë më e dyshimtë, lëshoja pe. Po e ngushëlloja veten time se gjithë këto vite që kemi pasur marrëdhënie intime dhe, nëse vërtetë jam infektuar, tashmë e kam infektuar edhe atë. Por, kjo në fakt ishte një ngushëllim i lehtë.

Po mendoja se si nga një pakujdesi, nga mosmendimi si duhet, e shkatërrova veten dhe jetën time. Gjatë natës kurrë nuk po mund t'i mbyllja sytë dhe po sillesha nëpër shtrat deri në orët e hershme të mëngjesit, e në mëngjes me plot të vjella po zgjohesha nga shtrati dhe po vrapoja në banjë.

Edhe pse po e bëja të pamundurën që të mos e vërente dikush se çfarë po ndodhte me mua, nga Brenda po shkatërrohesha, e këtë ishte më vështirë ta fshihja. Për imtësirën më të vogël humbja toruan dhe po kërceja në ajër megjithëse një sjellje e tillë nuk ishte e zakonshme për mua. Rrethi im filloi të shikonte me dyshim drejt meje. - Shpirt, çfarë po ndodh kështu me ty? Kurrë nuk ke qenë kaq nervoze. Dhe, nuk po dukesh aspak mirë. Nëse dëshiron të bisedojmë … Dua të! Dëshiroj të ta them se jam infektuar me një virus vdekjeprurës dhe së shpejti do të vdes.

Se të kam tradhtuar në ditën e martesës sonë dhe që tani, ky është dënimi im. Dhe, dua të them që më e keqja nga të gjitha është se edhe ty me veten time të kam fundosur. Gjithçka po ushtonte përreth meje, por heshta. Natyrisht se me gjithë dëshirë ngushëllimin do ta kërkoja në gjoksin dhe kraharorin e tij, por nuk mundja. Ai do të hidhërohej dhe do të më refuzonte, në këtë isha e sigurt, e këtë do ta përjetoja më rendë se vdekjen.

Disa javë më pas, kur këto emocione ishin qetësuar paksa dhe kur shpresa se nuk isha infektuar ishin paksa më të zbehta dhe tani mbizotëronte frika, kam vendosur që t'i nënshtrohem testit. Në mënyrë që askush të mos e kuptonte, kam vendosur që këtë ta bëj në një qytet tjetër dhe natyrisht, anonim. Përmes internetit e kam kuptuar se këshillat dhe testet mund të bëheshin pa marrë ndonjë udhëzim. (vijon)  

(Kosova Sot Online)