“Po bëj s*ks fshehurazi me një djalë që punon për të dashurin tim”- 28-vjeçarja kërkon ndihmë se si të dalë nga kjo situatë, pasi partneri i saj…

  • G.G /
  • 18 janar 2021 - 16:25
“Po bëj s*ks fshehurazi me një djalë që punon për të dashurin tim”- 28-vjeçarja kërkon ndihmë se si të dalë nga kjo situatë, pasi partneri i saj…

Rubrika “Dear Deidre” e gazetës britanike “The Sun”, sjell një tjetër histori personale të një vajze, e cila tradhton bashkëshortin me një nga punonjësit e tij. Ja çfarë thotë ajo:

“Unë kam bërë seks fshehurazi me një djalë që punon për të dashurin tim. Jam 28-vjeç dhe i dashuri im është 35 vjeç.

Kemi qenë së bashku për gjashtë vjet dhe ai është një nga djemtë më të mirë që mund të takosh ndonjëherë.

E keqja është se jeta jonë seksuale është pothuajse inekzistente. I dashuri im ka një biznes kopshtarie dhe shoku i tij i ngushtë punon për të.

Shoku i tij është 32 vjeç dhe unë gjithmonë kam qenë në kontakt me të, por verën e kaluar miqësia jonë u kthye në diçka tjetër.

Biznesi i të dashurit tim po ecte shumë mirë derisa ai rrëshqiti në kuzhinë dhe dëmtoi rëndë shpinën.

Ai qëndroi në spital për dy javë dhe kishte nevojë për operacion, ndërsa unë ndihmova punonjësin e tij të drejtonte biznesin.

Marrëdhënia ime me mikun e tij u intensifikua gjatë kohës që njihnim njëri-tjetrin.

Ne kishim të njëjtat ide se si duhet të bëhen gjërat dhe mua më pëlqente shumë të punoja në ekip me të.

Teksa një ditë të bukur po punonim bashkë, atmosfera rreth nesh u kthye në diçka elektrike.

Kur erdhi në shtëpinë time, ne nuk mundëm t’i rezistonim dot njëri-tjetrit dhe përfunduam duke u puthur me pasion në kamionin e tij. 

Që atëherë kam shkuar rregullisht në shtëpinë e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

Unë nuk mund të ngopem me të dhe dashuria që ndjej është si asnjëherë më parë.

I dashuri im tani ka dalë nga spitali dhe po shërohet, por unë po luftoj me veten, sepse dua të dal e pastër nga gjithë kjo situatë. Nuk dua të humbas asnjë njeri, por mendoj se jam e dashuruar me këtë djalë të ri.

Sidoqoftë, nuk mendoj se ndjenjat e mia të thella për të janë të njëjta edhe nga ana e tij për mua”.

Në lidhje me këtë rrëfim, “Dear Deidre” thotë:

“T’i tregosh çdo gjë të dashurit tuaj do t’ju largojë ndjesinë e fajit, por duke marrë parasysh që ai po shërohet, një lajm i tillë nuk do t’i bënte mirë jo vetëm atij, por askujt tjetër.

Nga ajo që keni shkruar, po thoni se i dashuri juaj i ri qëndron me ju vetëm për seks, prandaj hiqni dorë nga kjo marrëdhënie pa rrugëdalje, para se ju apo i dashuri juaj të lëndoheni.

Dhe mbylleni sa më shpejt atë, sepse rrezikoni të përhapni koronavirusin.

I dashuri juaj është tani më shumë se kurrë i ndjeshëm për shkak të operacionit që ka bërë.

Mendojeni këtë përpara se i dashuri juaj të kthehet në punë, sepse nuk do donit që ai dhe miku i tij të shkatërrojnë edhe biznesin”.

(Kosova Sot Online)