Ngjarje e vërtetë: A do të bëhet baba djali im shtatëmbëdhjetë vjeçar? (3)

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: A do të bëhet baba djali im shtatëmbëdhjetë vjeçar? (3)

Kur pas vetëm disa muajsh më pas Viktori shkoi, e unë këtë e prita jashtëzakonisht mirë, e kam kuptuar se kishte të drejtë. Kjo me Viktorin ishte një çmenduri kaluese, edhe sot e kësaj dite i jam falënderuese që me kohë më solli në mend. Mëngjesin tjetër jam zgjuar vonë. Megjithëkëtë, në shtëpi po mbizotëronte paqja dhe e kam kuptuar se të tjerët end epo flenë. Pikërisht isha në kuzhinë duke zier kafenë, kur papritmas djali im Dini më kërceu në shpinë. - A mund ta kem edhe unë një filxhan me kafe të bardhë - Më pyeti duke më puthur në faqe.

 Natyrisht, por, a po më duket vetëm mua apo disponim yt sot qenka shumë i lartë? Unë po mendoja se ende je në shtrat - ia thashë. - Nuk po mund të flija, prandaj edhe jam zgjuar më herët dhe shkova për të notuar - më tha duke ngritur krahët. - Ti nuk ke mundur të flesh?! Sikur të mos mundem të besoj në këtë - ia plasa gazit unë duke e shikuar reaksionin e tij, por Dini me shpejtësi e mori kafenë në dorë. E kam kuptuar se nëse jam kaq e qetë, nuk do të mund ta nxirrja nga ai atë që dëshiroja ta dija. - E di, më vjen mirë që të tjerët po flenë në mënyrë që të mund të bisedoja me ty. A i je lajmëruar Arianes? Jam e bindur se me padurim e pret thirrjen tënde - e thashë këtë duke mos qenë fare e interesuar për këtë, por, në diçka që Dini vetëm bëri me kokë. - Ende jo, por ka kohë - e mahnitur e dëgjoja derisa e thoshte këtë.

Tashmë po i thosha se nuk ishte aspak në rregull që të sillej ashtu ndaj një vajzës si ajo. - Nënë, po e shoh se po vdes nga dëshira ta kuptosh nëse më pëlqen Saranda, por edhe nëse është ashtu, nuk e kam ndërmend të të them asgjë. Ndjenjat e mia janë punë imja dhe do të dëshiroja që të mbetet ashtu edhe sot e kësaj dite - E turpëruar e dëgjova derisa ma thoshte këtë. Kështu edhe duhet kur e fus hundën atje ku nuk e ka vendin. Dini më nuk është një fëmijë i vogël, po mendoja me veten time. - Ke të drejtë, më fal, por vetëm … Do të dëshiroja ta di se gjithçka është në rregull. Ariana është një vajzë e bukur dhe nuk do të dëshiroja që ta lëndosh - Ia thashë me plot sinqeritet. - Pajtohem me ty nënë, por se Ariana është vetëm shoqe e imja. Mirë, jemi puthur disa herë me të, por se këtë e kemi bërë në disa momente të dobësisë. Që të dy ne jemi pajtuar se kjo nuk është gjë.

Nuk jemi në lidhje, nëse po mendon kështu - U hap më në fund edhe ai. - Nëse ti po thua ashtu, djali im, ta dish se nga pak po më vjen keq për diçka të tillë, e di? Ariana gjithmonë ishte simpatike për mua - Ia fillova të qesh derisa atij po ia ledhatoja flokët. Biri im gjithmonë dinte të ishte paksa i mbyllur dhe shumë rrallëherë fliste për ndjenjat e tij, kështu që një hapje të tillë mund të vija në përfundim se kjo ishte një lëvizje para në marrëdhënien tonë. Më duhet ta them se paska isha relaksuar. Pa marrë parasysh sa u mundoja të mos mendoja për këtë, djali im, ditë për ditë po bëhej një mashkull i rritur.

E dija se dita kur do të njihet me ndonjë femër të jetës po afrohej, që të krijojë familje dhe do të shkojë nga shtëpia jonë, duke krijuar familje të re. Dini ishte gjithçka që kisha në botë, djali im i vetëm dhe më duhet ta pranoja se, sikurse secila nënë, kjo më pikëllonte. Kaluan disa ditë, e unë e vëreja se si djali im gjithnjë e më shumë kohë po kalonte me Sarandën. Në bazë të buzëqeshjes që nuk po i hiqej nga fytyra dhe shkëlqimit të çuditshëm në sytë e tij, e kam kuptuar se ai tashmë e kishte kaluar kufirin e të qenët vetëm një shok me të. Megjithëse po kisha frikë pak nga kjo, kisha besim në Dinin dhe shpresoja se ai nuk do të bënte diçka të pamenduar. (vijon) 

(Kosova Sot Online)