“Gruaja më tradhtoi me kolegun e saj dhe…”- Pasi i kërkoi divorcin, 39-vjeçari merr një tjetër lajm “bombë” që ndryshoi çdo gjë

  • 04 March 2021 - 13:42
“Gruaja më tradhtoi me kolegun e saj dhe…”- Pasi i kërkoi divorcin, 39-vjeçari merr një tjetër lajm “bombë” që ndryshoi çdo gjë

“Dear Deidre” vjen me një tjetër histori tradhtie, por këtë herë është bashkëshorti ai që ankohet për gruan e tij, e cila ka kryer marrëdhënie seksuale me një koleg në punë, shkruan “The Sun”.

“Gruaja ime kishte një lidhje me një koleg në punë dhe më pas më tha një gënjeshtër të neveritshme për të justifikuar sjelljen e saj.

Ajo u tregoi kolegëve të tjerë në punë se kishte një bashkëshort abuziv, gjë që është plotësisht e pavërtetë.

Ne kemi 17 vite të martuar, kemi një djalë dhjetë vjeç dhe një vajzë të vogël. Të dy jemi 39 vjeç. Ajo është një agjente pasurish të patundshme ndërsa unë jam pronar i një dyqani, ku shesim pajisje të ndryshme.

Tani që e mendoj, duhet t’i kisha vënë re të gjitha shenjat që më tregonin se diçka nuk shkonte.

Ajo filloi të blinte rroba të bukura nga Interneti, pra online, dhe shpenzonte dy herë më shumë kohë duke u bërë gati për në punë.

Një mbrëmje, mendova ta surprizoja dhe ta nxirrja për një darkë romantike. Por kur arrita në zyrën e saj, ajo ishte jashtë. Shoqja e saj e punës u tregua shumë e ftohtë me mua.

Ajo tha: ‘nuk mund ta besoj se do të vinit edhe këtu pas asaj që i keni bërë gruas’.

Kur pyeta bashkëshorten për këtë, më tregoi gjithçka, por më pas filloi të më akuzonte se unë e kisha mbajtur nën kontroll.

Në fund, shpërtheu në lot dhe pranoi se kishte shkuar me një koleg në punë. Kur pjesa tjetër e stafit e kishte marrë vesh këtë, ajo u kishte thënë se unë isha një partner abuziv.

Kjo më tronditi. Ishte edhe më e keqe se vetë gënjeshtra. Gjithmonë e kisha trajtuar me respektin më të madh.

I kërkova divorcin, por ajo më tha se ishte shtatzënë me fëmijën tonë të dytë.

U desh pak kohë, por vendosa që duhet të përpiqeshim edhe pak për atë që kemi. Tradhtia ka marrë fund, por unë ende nuk jam i lumtur.

Kam filluar të flas me gra të panjohura online dhe ndihem mirë për momentin, por më pas ndihem fajtor për faktin se nuk dua të bie në këtë nivel”.

Ndërkohë, “Dear Deidre” iu përgjigj kështu:

“Ju nuk jeni marrë me lëndimin që keni ndjerë pasi keni mësuar se gruaja juaj ju tradhton dhe kjo ju ka dëmtuar.

Ju e keni hedhur pas krahëve të kaluarën duke u fokusuar tek fëmija që do të vijë në jetë, por kjo nuk duhet të ndodhë në një familje ku mbizotëron tensioni.

Ka shumë çifte që kthehen bashkë edhe më të fortë, pasi njëri prej partnerëve tradhton, dhe mendoj se kjo do të ndodhë edhe në rastin tuaj.

Gjeni një moment për të diskutuar me bashkëshorten tuaj, dhe kujtoni pse vendosët t’i çonit gjërat në një tjetër nivel dhe pse u dashuruat me njëri-tjetrin”.

(Kosova Sot Online)