Bashkëshorti nuk i kushtonte vëmendje, nëna 43-vjeçare nis romancën e re me një hidraulik!

  • G.G /
  • 10 March 2021 - 10:55
Bashkëshorti nuk i kushtonte vëmendje, nëna 43-vjeçare nis romancën e re me një hidraulik!

Një nënë 43-vjeçare tregon se si bashkëshorti nuk i kushton rëndësi as asaj e as tre fëmijëve të tyre, shkruan “Dear Deidre”, rubrika e “The Sun”.

Por kjo mungesë e partnerit të saj e ka shtyrë të nisë një histori të re dashurie me një hidraulik.

“Burri im nuk ka bërë asnjë përpjekje për marrëdhënien tonë për më shumë se dhjetë vite.

Por tani kam një të dashur të mrekullueshëm dhe dua të largohem, por burri po më nxjerr përpara shumë pengesa.

Dashuria e re që po përjetoj më bën shumë të lumtur dhe ndihem si asnjëherë më parë, por ai është gjithashtu i martuar.

Jam shumë e zemëruar me burrin tim, sepse i ka lënë gjërat të arrijnë deri në këtë pikë, ku jemi në krizë bashkë dhe nuk i bëhet vonë fare.

Unë jam nënë e tre fëmijëve dhe kam 20 vite e martuar. Unë jam 43 dhe burri është 45 vjeç.

Ai është njeri i mirë, por unë e shoh vetëm si një vëlla. Nuk ndjej më shkëndija.

Unë u njoha me të dashurin aktual verën e kaluar. Ai është hidraulik dhe më erdhi në ndihmë kur një tub shpërtheu gjatë kohës që burri punonte larg nesh.

Pati një tërheqje të menjëhershme. Marrëdhënia e tij ishte gjithashtu në krizë dhe më tregoi se ishte 43 vjeç.

Më vonë ai më dërgoi një mesazh ku më tregonte se më pëlqente dhe të nesërmen bëmë seks në shtëpinë e tij.

Kurrë nuk kam bërë diçka të tillë më parë. Burri im gjithmonë ka qenë i përqendruar tek puna dhe paratë, por është bërë më keq gjatë viteve të fundit.

Ai nuk del për shëtitje me mua dhe as nuk merret fare me fëmijët. Por që kur i thash se do të largohem, ai është përpjekur të më ndalojë.

Ai nuk di asgjë për të dashurin tim dhe po pyes veten nëse duhet t’i tregoj apo jo, në mënyrë që ta dijë se mes nesh nuk ka më shpresë”.

“Dear Deidre” iu përgjigj:

“Ndoshta ndjen shkëndija për të dashurin e ri, por ato do të shuhen shumë shpejt. Duket sikur bashkëshorti ju ka marrë për të mirëqenë ju dhe fëmijët.

Por ai me të vërtetë po përpiqet të ndryshojë dhe kjo është një meritë.

Bëjini të ditur se do t’i jepni marrëdhënies suaj një shans të dytë. Flisni edhe për marrëdhënien seksuale me të.

Ju i detyroheni fëmijëve që ta bëni këtë. Duke u takuar me të dashurin ju rrezikoni të përhapni edhe koronavirusin.

Jepini vetes pak kohë dhe nëse gjërat nuk përmirësohen brenda 3 muajve, atëherë mund të merrni hapa të tjerë për të ardhmen tuaj”.

(Kosova Sot Online)