Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (20)

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 15:51
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (20)

Duke refuzuar të qajë para nënës së saj, Adelina nuk po mund ta linte me shpejtësi dhomën. Teuta po shikonte atë dhe po habitej me veten se ku kishte mundur të gabonte. Kur Teuta kishte shkuar në kuzhinë pas dy orëve, ajo disi u ndje e humbur. Kapitulli i dhjetë Besa porsa e kishte përfunduar punën atë vajzën, përkatësisht me klientin e saj të fundit, kur Adelina hyri aty. Befasia e cila ishte shfaqur në fytyrën e Besës nuk po mund të kalonte pa u vërejtur. Adelina u ulë në një vend të vogël për pritje dhe po e shijonte enterierin e bukur dhe me stil. Kishte pak muzikë të këndshme. Klientja e saj kishte paguar me të holla të gatshme, e Besës i erdhi mirë për këtë.

"Të faleminderit. Kënaquni. Dukeni sikurse ju të jeni një milion dollarësh". "Kjo edhe është arsyeja pse gjithnjë vi këtu" i tha ajo me një buzëqeshe në fytyrë. Kur e kishte përcjellë klienten, Besa shkoi te vendi i pritjes, disi ishte mjaft e tensionuar. "Tung. Vend i mirë" tha Adelina. "Të faleminderit. Ndeja e sezonit është një punë e madhe. Pse je këtu"? "Motra ime po udhëheqka një sallon të suksesshëm parukerie. Mendova që të vij vet dhe të vërtetohen" Adelina po kënaqej me muret me ngjyrë krem si dhe disa specifika tjera. Kjo ishte krejt ndryshe në krahasim me stilin që e dominonte shtëpinë e Besës. "Pra" foli Besa. "Nuk është ajo që kisha pritur" e pranoi Adelina.

"Epo, as unë nuk jam një mollë, e di", po i thoshte Besa, derisa njërën dorë e kishte vendosur mbi beline saj. "Më shumë e ke formën e në dardhe" i tha Adelina, duke mos qenë në gjendje t'i rezistojë humorit. Besa ia mërroli sytë përderisa Adelina iu përgjigj me një të qeshur të lehtë. Ishte kjo një e qeshur nga besa, që e kujtonte shumë mirë dhe e pranoi me vete se i kishte munguar. "Pra, si është të kesh biznesin tënd" e pyeti Adelina. Ajo u larguar pak, u mbështet në karrige dhe i tha, "Mjaft vështirë. Në tjetrën anë janë fëmijët. Dhe martesa ime. Por kjo ia vlen".

"Mirë për ty" i tha Adelina me butësi. "Nëna u duk disi e brengosur kur kam biseduar me të më herët. A mos sot ju dyja jeni fjalosur për diçka". "Apo diçka" tha Adelina. "Unë ia kam thënë një grumbuj gjërash të cilat ajo nuk ka dëshiruar të dëgjojë. Me siguri se të përfshirë ishin edhe tonet e ngritura". "Me sa duket zëri është dëgjuar përtej". "Kam nevojë t'i largoj disa gjëra që po ma rëndojnë gjoksin, sikurse edhe ti" tha përfundimisht Adelina, duke ia bërë asaj me dije. "Epo, u ndjeva më mirë pasi që dola pak nga vetja ime" i tha Besa. "Po ti". Është ndryshe me nënën. Ajo thjeshtë nuk e kupton pikëpamjen time dhe me të vërtetë mendoj se ajo ka një version më ndryshe të ngjarjeve". "Sikurse ajo kishte në version të ndryshëm sot"? Adelina e shikoi motrën e saj. "Ta hajë dreqi Besa, a erdhi ajo te ti me të gjitha". (vijon)

(Kosova Sot Online)