Ngjarje e vërtetë: Dhëndri im i ardhshëm është tradhtar (7)

  • E.K /
  • 05 April 2021 - 13:50
Ngjarje e vërtetë: Dhëndri im i ardhshëm është tradhtar (7)

- Ndoshta kam gabuar që e kam pranuar ftesën e Blertës. Po provonte që bisedën ta sillte përreth ne dyve, por kur e kam kuptuar se dëshiron ta ripërtërijë lidhjen tonë, të më ndajë prej Meritës, i thashë se midis nesh që moti gjithçka kishte përfunduar. Në jetën time ekziston vetëm një femër, ajo është bija jote - vazhdoi të fliste. Pas kësaj kam biseduar shumë e qetë, e fundjava në fshat ishte plotësuar, por mendoja derisa e lumtur po paketoja valixhet e mia. - Shpresoj se ky është vetëm fillimi i shoqërimit tonë - më tha Muharremi derisa po ndaheshim.

Ndoshta ky pikërisht është edhe momenti i fundit në të cilin më duhet të ta them se sa keq më vjen që midis nesh nuk ka asgjë më shumë se sa një miqësi, se në fakt kurrë nuk do të ketë asgjë më shumë se kaq, ngase rrethanat ishin të tilla, që nuk na e lejonin një gjë të tillë, po mendoja unë kështu dhe përnjëherë kam hequr dorë nga një gjë e tillë. Muharremi përnjëmend ishte një person shumë i mire dhe i drejtë. Ai ishte një person që kishte vuajtur shumë, sidomos në këtë periudhën e fundit kohore, por se në zemrën e tij ende kishte shenja kujtimi, kishte ende shenja të dhimbjes të gruas së tij të ndjerë.

Nga ana tjetër, në jetën time po ekzistonte Petriti, një person krejt tjetër dhe shumë i dashur për mua, përplot me dashuri dhe vëmendje, i cili gjithë këto vite më kishte kushtuar vëmendje, mbështetje, miqësi dhe dashuri, duke mos u larguar kurrë nga zemra ime, duke ma kujtuar se unë jam në zemrën e tij, se isha femra e vetme në zemrën e tij. Muharremi dhe unë me të vërtetë mund të jemi vetëm miq të mirë, sepse këtë e ndjeja, sepse ne të dy ishim njerëz të mirë nga zemra - po mendoja dhe nga zemra ime e kam përqafuar dhe e kam puthur në faqe. 

Do të dëshiroja të vazhdojmë me shoqërimin tone, por kam frikë se deri në disa vitet e ardhshme kjo nuk do të jetë e mundshme, nuk do të kemi një rast. Kam vendosur, në fakt, me Petritin do të shkojë në Japoni - thashë, e ai vetëm më shikoi dhe më buzëqeshi duke e sjellë kokën. Unë e kuptova se mezi po pres ta përqafoj Petritin, sepse tashmë po e ndjeja mungesën e tij, e unë nuk dëshiroja ta zhgënjeja atë. Unë tashmë për pak ta lëshoja nga dora fatin tim, i cili fat përfundimisht më buzëqeshi dhe mua. Mua më ishte bërë shumë e qartë që nuk ka fare rendësi se në cilin skaj të botës jetoj, për mua ishte me rëndësi që të jem në praninë dhe afërsinë e personit tim të zemrës, aty ku ndihem rehat dhe e sigurt.

Me rendësi është që unë dhe Petriti im të jemi së bashku, pranë njëri-tjetrit, të duhemi dhe të respektojmë njëri-tjetrin, ashtu siç kemi bërë deri më tani. Vajza ime gjithmonë do të ketë nevojë për mua, sikurse edhe unë për atë. Mes tjerash, kjo është marrëdhënie normale midis njerëzve që kanë nevojë për njëri-tjetrin. Ajo që më kishte qetësuar ishte fakti sepse Skënderi më ka premtuar se kurrë nuk do ta lëndonte vajzën time, se Merita ishte femra e vetme në jetën e tij, se kurrë nuk do ta lëndonte dhe nuk do ta tradhtonte.

Por, kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë bashkë, ekziston edhe telefoni dhe internet, dhe mund të flasim e shihemi bashkë. Ndoshta më rehat do të jam kur e di se edhe vajza ime është e qetë, se e ka një burrë që e dashuron fort dhe se gjithmonë do të jenë të lumtur, ndërsa unë do ta kuptoj e para lumturinë e tyre, sepse gjithmonë do të jemi në kontakt, pa marrë parasysh se ku do të gjendemi. Ka ardhur koha të fillojmë jetë të re. Ajo me Skënderin në Itali, ndërsa unë me Petritin në Japoni. (FUND)

(Kosova Sot Online)