Ngjarje e vërtetë: Më ndihmoi ta mposht kancerin, por priti ta heq shaminë (1)

  • E.K /
  • 12 prill 2021 - 15:49
Ngjarje e vërtetë:  Më ndihmoi ta mposht kancerin, por priti ta heq shaminë (1)

E dhe sot e kësaj dite pyes veten time se pse tregimi më i mirë dashuror u desh të përfundonte në këtë mënyrë. Dhe, nëse mund të zgjedhja midis shërimit tim dhe jetës së tij, më me dëshirë do të dëshiroja që ai të ishte gjallë. Gjithçka kishte filluar në mënyrë spontane. Edhe Tomori edhe unë ishim dy zemra të vetmuara, që fort kishin dëshirë të duhen dhe të duan. Unë porsa i kisha përfunduar studimet dhe po kërkoja një vend pune. Kisha plot miq, por se asnjë djalosh nuk dëshironte që të jem femra e dikujt. E kam pyetur më pas një mikun tim se çfarë nuk ishte në rregull me mua.

Ta kanë frikën! Gjithmonë dikë e refuzon ashpër. Askush nuk e dëshiron një vajzë si ti, me një gjuhë kaq të gjatë sa tënden - u përgjigj Petriti. Isha shumë e pikëlluar për këtë rast, sepse, sikurse edhe të gjitha shoqet e mia, dëshiroja që të më dashuronte dikush. Nuk po mund ta kuptoja pse unë gjithmonë duhej të refuzohesha, braktisesha dhe të lëndohesha në atë mënyrë. - Do të duhej të shtiresha se jam e urtë dhe e butë? Që të buzëqesh edhe kur nuk duhet në secilën marrëzi që djemtë e bëjnë - pyeta me cinizëm.. - Do të duhej që së pari ta shkurtosh pak gjuhën tënde! Nëse bisedon edhe me ata sikurse me mua, atëherë edhe nuk është çudi pse nuk të duan dhe të braktisin - ishte i shkurtë dhe i qartë.

Nuk e dinte se në fakt gjuha ime e gjatë shërbente si mbrojtje dhe kjo në fakt ishte mbrojtja ime e vetme. Në shpirt isha shumë e butë dhe e kujdesshme, por sa herë që do ta tregoja këtë, unë lëndohesha. Mu për këtë arsye, kam vendosur që askujt më të mos ia tregoj fytyrën time të vërtetë. Dhe, në fund u shfaq Tomori. Atë ditë Petriti dhe unë nëpër "Facebook" po kërkonim një vend pune, e ai më pas ishte hedhur në faqen ku njerëzit kërkojnë shpirtin binjak. Po buzëqeshja me të madhe kur po lexoja lloje të ndryshme të statuseve, e më pas hasa në Tomorin. Fjalët e tij më interesuan. E kam vërejtur se ai po më shikonte me bisht të syrit dhe jam kthyer në faqen ku po kërkoja një vend pune. - Këto oferta po më duken të mira. Po i dërgoj kërkesat për të dy ne - ia thashë.

Natyrisht - u përgjigj ai. Kur u ktheva në shtëpi, përsëri e kam lexuar statusin e Tomorit dhe kështu disa ditë rresht. Po mendoja për ato fjalët e tij të thjeshta dhe të buta dhe një ditë e pashë veten derisa po i përgjigjesha. Kështu filluan tregimet tona të jetës. Që të dy, në vend të dashurisë morëm pikëllime jetësore dhe këto pikëllime na futën në botën e tyre. Tomori po punonte si punëtor shoqëror dhe përkujdesej për njerëzit me kushte të rënda sociale. Brenga për ata njerëz kishte përmbushur kohën e tij të punës, por edhe kohën e lirë. Kur në mbrëmje kthehej në shtëpi, po i mungonte fjala e ëmbël, buzëqeshja, e të gjitha këto i mungonin dikujt.

Vajzat, të cilat ai i njihte, nuk kishin mirëkuptim për punën e tij, e as që jepnin pesë para për njerëzit e pastrehë, të cilëve në fakt Tomori ua zbukuronte ditën. Kur e kishin kuptuar se ishte shumë i zënë për to, ato e braktisnin. Kemi shkruar me njëri-tjetrin për tri javë, e më pas ia dhashë numrin tim të telefonit. Pa marrë parasysh se sa kisha dëshirë ta dëgjoja zërin e tij, kisha frikë edhe nga një dëshpërim. E bindur se do të përqeshesha nga të tjerët, askujt prej miqve nuk i tregova për dashurinë e fshehtë. Por, Petriti e kishte vërejtur se diçka po ndodhte.

A ka lidhje sjellja jote me at të panjohurin? - më pyeti një herë. - Me të cilin të panjohur? Dhe çfarë është kjo sjellje - u shtira kinse nuk po kaptoj asgjë për çfarë e kishte fjalën ai. - Je disi e menduar. Nuk po e dëgjon atë që po të flas, e njëkohësisht po më dukesh e lumtur - më tha. - Mos fol marrëzira. Si do të mund të dashurohesha në të kur gjithmonë jam me të - iu përgjigja. Nuk e di nëse Petriti kishte besuar në tregimin tim, por ai kishte shumë të drejtë. Gjithmonë po e ëndërroja Tomorin dhe këtë vetëm tani ia pranova vetes. (vijon)  

(Kosova Sot Online)