Ngjarje e vërtetë: Kur u zgjua nga koma ishte njeri tjetër (6)

  • A.P /
  • 11 prill 2021 - 14:20
Ngjarje e vërtetë: Kur u zgjua nga koma ishte njeri tjetër (6)

Po shërohej ngadalë, por përparimet po vëreheshin. Kemi festuar kur për të parën herë ishte ulur vetë, kur kishte folur fjalën e parë. Sikurse një fëmijë i vogël iu desh të mësonte gjithçka nga fillimi. Pasi që ishte lëshuar nga spitali ishte nën kujdes shtëpiak, për çdo ditë kemi kaluar nëpër terapinë e ushtrimeve dhe në të folur, derisa pa karrocën invalidore nuk po mund të shkonte askund. Gjatë asaj kohe më e theksuara ishte fytyra e tij. Gjithçka që kishte bërë dhe mund ta thoshte ishte si një grim frustrues. Një ditë, derisa po mundohej që ta kapte pirunin, i shpëtoi një fyerje nga goja. - Shkëlqyeshëm, pasi që po mund të fyesh, shumë shpejtë kush e di edhe çfarë mund të thuash - buzëqesha unë derisa ai me shikonte dhe uli kokën. Herët tjetër në një mllef kishte hedhur tutje letrën e tualetit disa metra larg, që ishte shenjë e mirë se aftësitë motorike po i ktheheshin. Çdo ditë e më shumë ai po përparonte me lëvizjet e tij. Kjo më erdhi mirë, pasi që kam shfrytëzuar të gjitha pushimet vjetore dhe ato mjekësore.

Mua më duhej të kthehesha në punë, pasi që ne vareshim vetëm nga paga ime. Derisa unë isha në punë, vinte fqinja ime e mirë, e cila gatuante drekën për të dhe po i ndihmonte Astritit. Edhe fëmijët po angazhoheshin aq sa mundeshin, por barra e madhe ishte mbi mua. Kur kthehesha në shtëpi, nuk e dija prej nga t'ia filloja punëve. Derisa po i kryeja gjithë ato punë, gjithmonë ndaloja dhe e pyesja Astritin se nëse ka nevojë për diçka, nëse ai ishte i uritur, i etur apo kishte ndonjë nevojë tjetër. Në një moment më kapi për dorë. - Grua, mua… me vjen shumë ..që mezi po i theksonte fjalët. Mbeta duke e shikuar me habi. Ishte kjo fjalia e vetme dhe e parë që e kishte thënë pasi që e kishte pësuar aksidentin. U ula pranë karrocës së tij duke ia kthyer me të mirë. - Gjithçka është në rregull. Për asgjë t'i mos u brengos. Me rëndësi tani është që t'i të shërohesh. E pashë se si lotët po i shkonin nëpër fytyrë. - Ti…sa..shu..m..po …mundo..esh - mezi i tha fjalët duke i ndarë në rrokje. - Edhe ti do ta kishe bërë të njëjtën për mua, apo jo? Qesha unë disi si me zor. - Harroje, nuk është tashti momenti i duhur të flasim për një gjë të tillë.

- Fale…minde…ri…t - zëri disi po i ndalonte. Me kujdes dhe butësi e kam ledhatuar nëpër kokë dhe e kam dërguar deri në shtrat. Gjithmonë flinte herët në mbrëmje. Edhe gjërat më të thjeshta ditore e lodhnin. Pas asaj bisede ai ishte më i vendosur se kurrë që të shërohej. Disi ushtrimet i bënte më me shumë vullnet. Sikurse një nxënës, së bashku me fëmijët po i kryente detyrat dhe po mësonte shkrim e lexim. Këto aktivitete disi na afruan më shumë me njëri-tjetrin e gjithnjë e më shpesh po i dëgjoja si po qeshnin. Në njeriut që ishte ulur me fëmijët dhe po luante"njeri, mos u nevrikos", nuk kishte më agresivitet apo mllef, me të cilat ai identifikohej. Tre muaj pas aksidentit Astriti po mund t'i fliste fjalët ma vështirësi, e fizioterapeuti konsideronte se nëse vazhdon kështu shumë shpejt do ta shohim në këmbë. - Javën tjetër fillojmë të ecim - tha me vendosmëri derisa po e prekte në shpinë vajzën. - Dikur ishte shofer kamioni. Vallë a do të mundet ta bëjë punën e tij përsëri - po e pyesja veten time, por edhe mjekun. - Edhe për këtë nevojitet shumë mund. Ndoshta është më mirë të mos presim shumë. - Çfarë tha mjeku - më pyeti Astriti kur jemi kthyer në shtëpi. - Se përsëri do të vozitësh, nga biçikleta deri te kamioni - po provoja që të nxirrem disi me shaka. Astriti i pikëlluar e uli kokën. - Kurrë më nuk do të jem njeriu që isha dikur. Fjalët e tij më shtangën. E shikova thellë në sy. - Shpresoj se nuk do të bëhesh. Atë Astritin para aksidentit kam dashur ta braktis sepse nuk po mund ta duroja gjithë at mllef që e kishte rrethuar atë. Je kthyer krejt ndryshe, i ngjashëm me njeriut që e kam njohur, me të cilin isha e gatshme ta ndaj të mirën dhe të keqen. Ngriti dorën dhe më preku faqen. - Kurrë më nuk do të shqetësoj, vetëm më jep edhe një mundësi. Vendosa duart rreth tij, duke ndier se po më mbushej prapë dashuria për burrin tim. FUND 


(Kosova Sot Online)