Roman dashurie: Ai i vërteti (20)

  • E.K /
  • 12 April 2021 - 15:55
Roman dashurie: Ai i vërteti (20)

E dinte se nga kjo përgjigje varet nëse do t'ia falë që për një kohë e kishte harruar, kështu që iu përgjigj me buzëqeshjen më të lumtur dhe lejoji që t'i shkëlqenin sytë, dhe e uli kokën. - Mendoj se po çmendem pas tij. Rinor mori frymë thellë, duke e kthyer kokën prapa, e më pas me duar e kapi qafën e tij dhe duke mbyllur për disa sekonda sytë, ai po mendonte. E gjatë asaj kohe Doruntina po e shikonte orën, e nëpër restorant po e kërkonte kamerierin, e që më pas të përqendrohej përsëri në Rinorin, duke pritur reagimin e tij. Kur ai i hapi sytë, buzët e tij u zgjeruar dhe filluan të qeshin. - Mirë atëherë. Do të të fal. Ndoshta kjo është normale për juve femrat.

Kur të dashuroheni, asgjë tjetër për juve më nuk është interesant. Por, shkaku i shoqërisë sonë, po të paralajmëroj se nuk dua kurrë më të dërgoj porosi, e që më pas të mos më përgjigjesh e as të mos më thërrasësh për një muaj. Nuk ke pse ma kthen përnjëherë porosinë apo thirrjen, por mos të jetë thuajse mezi ke gjetur pak kohë për mua. - Nuk do ta bëj, natyrisht se nuk do ta bëj. U ngrit nga karrigia dhe e puthi në faqe. Lumturia po i vërehej në fytyrë. Përsëri e kishte mikun e vet më të mirë dhe po mund të kërcente nga lumturia. E në atë moment, edhe kamerieri ia behu me porositë e tyre. Përsëri e shikoi orën dhe e lumtur kishte konstatuar se kishte kohë të mjaftueshme që të arrinte gjithçka.

Kapitulli i shtatëmbëdhjetë: Në pesë minuta në dhjetë, Rinori e kishte porositur edhe një birrë. - Nuk e di se çfarë kam, kurrë nuk kam dashur ta konsumojë birrën, pos kur me ndonjë mik shikoj ndeshjet e futbollit. Por, atje në det jam mësuar dhe tani po e konsumoj sikur ujë. A po e dëshiron edhe një gotë me verë? Bëri me kokë. Ishte e pikëlluar. E kishte krejt të qatë se Rinorit nuk po i shkohej. Po rrinte ulur në karrige dhe po e vështronte me buzëqeshje. - Diçka më je i turbullt? - Paksa jam i përgjumur, asgjë e tmerrshme. - Oh të lutem, ti kurrë nuk ke shkuar kaq herët në shtrat, që të marr gjumi tani. E ku e ke të dashurin sonte? U soll thuajse me këtë pyetje e prekur në plagën pikante. Iu desh ta fshihte këtë reagim përmes fjalëve. - I thashë se po dal me ty për darkë.

Do të shihemi nesër. - Dhe, çfarë tha ai më pas? - Asgjë, se është në rregull. - Djalosh i mirë është ai. Doruntina kishte filluar të dyshonte se në njëfarë mënyre Rinori po luante me të. E minutat po kalonin sa hap e mbyll sytë. - Më vjen mirë që ke hasur në një djalosh normal, që nuk dëshiron të të ketë nën kontroll. - Edhe mua. Birra arriti, e ai përsëri e pyeti nëse ajo kishte ndërruar mendje sa i përket verës. Kur refuzoi duke bërë me kokë, e pyeti për kafe. As kafe nuk dëshiroi. - Kafeja do të të kthejë paksa në jetë, që të mos më flesh në atë karrige. Iu drejtua kamerierit. - Silleni një kafe të ëmbël. Kur kamerieri u largua, i tha: - Të kam thënë se nuk dëshiroj gjë! - Përse po nervozohesh? Vetëm dua të të përgatis që të vozitësh për në shtëpi. Shtrati nuk ishte larg .... I shkonte në nerva, dhe atë shumë madje.

Thuajse gjithçka po e bënte me qëllim për ta parandaluar që në ora dhjetë ta thërriste Dreni. Kur më pas arriti edhe kafeja, i erdhi ta pinte ashtu të nxehtë, por e dinte se ashtu nuk do të arrinte asgjë sepse Rinori në mënyrë bukëvale e kishte shijuar birrën. Tashmë kishte kaluar ora dhjetë. Nevojitej të ndërmerrte diçka, pasi që kurrsesi nuk po mund t'i thoshte atij se në ora dhjetë duhej ta takonte të dashurin e saj. Sikur t'ia kishte thënë këtë në fillim të mbrëmjes, me siguri se do të pajtoheshin, e tashmë ishte vonë t'i thoshte se Dreni me zemërgjerësi kishte reaguar kur ajo po shkon me tjetrin në darkë atë natë.   

(Kosova Sot Online)