Roman dashurie: Ai i vërteti (24)

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 16:02
Roman dashurie: Ai i vërteti (24)

I behu një makinë, u ndal për një moment para ndërtesë dhe më pas u parkua në trotuar. Më pas doli Rinori, duke fshehur sytë e tij me syze nga dielli dhe nuk ia kishte vërejtur shikimin, e sipas buzëve të tij e kishte vërejtur se nuk ishte aq i lumtur që e kishte takuar. E vërejti, por nuk lëvizi nga shkallët ku ishte ulur. Në vetëm dy metra larg, kishte ndaluar. - Çfarë po bën këtu? - Erdha të flas me ty. - Nuk kemi për çfarë të bisedojmë. - Të lutem, mos ji kaq kokëfortë, që t dy kemi gabuar. Sidomos unë, por ndoshta vallë kam të drejtë të falem. - Kishe të drejtë për një falje. Ta kam falur se kishe injoruar thirrjet e mija kur isha në det, por tashmë e ke tepruar. Më ke shikuar në sy dhe më ke gënjyer.

E kjo është diçka që unë nuk mundem ta duroj. E di se më mirë e përballoj secilën të vërtetë të keqe, por kurrë një gënjeshtër, pa marrë parasysh sa e vogël që është ajo. - E di... Por kisha frikë se do të zemëroheshe edhe më shumë kur do ta thosha atë mbrëmje se po shkoj ta takoj të dashurin tim. - Nuk ishte dashur të dilnim për darkë, Doruntina, nëse ishe marrë vesh me të, këtu është puna! Kemi mundur të dilnim herëve tjera, të nesërmen, pasnesërmen, kurdo qoftë. - Tashmë marrëdhëniet na ishin ftohur, nuk kam dashur ta shtyj takimin. Por, edhe kam dashur të takoj dhe të shoh. Mori frymë thellë dhe solli kokën. - Është absurde të flasim për diçka të tillë. Më ke lënduar dhe me të vërtetë nuk kam dëshirë për shoqëri. - Vetëm ashtu? Kishte urrejtur ata që kishin shpikur syzet, sepse në ato momente nuk po mund t'ia shihte sytë, e sytë si çdo gjë tjetër më shumë do ta zbulonin nëse ky gabim do të mund të përmirësohej, ose, ky ishte fundi i një shoqërie.

Vetëm ashtu, nëse më duhet të ta them. Mes të tjerash, tash mund të kënaqesh pa mua. Nëse ndonjëherë të jam nevojitur, kjo ishte për faktin se nuk kishe dikë tjetër, ishe e vetmuar. Kjo më nuk është ashtu, kështu që nuk do të bie ndërmend më për mua. Sytë e saj iu mbushën me lot. U ngrit nga shkallët, por nuk po dëshironte të nisej e as të hiqte dorë nga Rinori. Ndjenjat e forta ndaj tij ishin të pranishme, e dinte sa shumë kishte domethënie ai për të, se sa shumë mbështetej në mendimet e tij, e aty ishin edhe ditëlindjet, Viti i Ri, festat që i kishin festuar së bashku. Nuk mund të hiqte lehtë dorë nga e gjithë kjo. - Ndoshta nuk kam nevojë për ty si dikur, por, të dua si përherë, ti je miku im i vetëm, miku më i mirë, kështu që mos e bën këtë. Po të kërkoj të falur edhe njëherë, vetëm mos e bëj këtë, të lutem. - Mundesh edhe të biesh në gjunjë tani, por nuk vlen. Jam kokëfortë dhe nuk duroj kur të tjerët më lëndojnë.

U nis që të hynte në ndërtesë, por Doruntina thjeshtë iu hodh në qafë. - Mos e bën këtë, të lutem mos … Afërsia e dy trupave të tyre ishte shenjë se diçka po ndodhte, se kjo ishte më shumë se shoqëri. Rinori u kthye dhe Doruntina ishte në përqafimin e tij. Fytyrat i kishin kaq afër, e shikimet po ju silleshin përreth buzëve, dhe më pas ndodhi puthja, spontane, intensive dhe plot me pasion. Kapitulli i njëzetë Një orë më vonë ishin të shtrirë në shpinë dhe po shikonin tavanin. Po dëgjonte frymëmarrjen e Rinorit, ishte e përshpejtuar, që do të thoshte se ai po fle. Për një moment e ka shikuar dhe qeshi. Po flinte i pa mbuluar. Më nuk kishte nevojë t'ia shikonte trupin, pasi që ata po flini së bashku. (vijon)

(Kosova Sot Online)