23-vjeçarja: Bëj shumë zhurmë kur kryej marrëdhënie s*ksuale, saqë fqinjët…

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 10:55
23-vjeçarja: Bëj shumë zhurmë kur kryej marrëdhënie s*ksuale, saqë fqinjët…

Çfarë ndodh në dhomën e gjumit qëndron në dhomën e gjumit, por ky nuk është rasti i Saffy Dalencia , 23 vjeç.

Kur aktorja nga Londra bën seks, zhurma është shumë e madhe, dhe kjo do të thotë që fqinjët arrijnë të dëgjojnë çdo gjë, raporton “The Sun”.

Zhurmat e saj madje kanë shqetësuar një fqinj, i cili shkoi ta pyeste nëse ishte mirë apo jo. Ndërkohë edhe vjehrra i ka kërkuar të qëndrojë pak më e qetë, ndërsa shoqet kanë nisur t’i japin këshilla seksi.

“Ky është personi i tretë me të cilin kam bërë seks. Unë kam qenë në një lidhje tre-vjeçare. Edhe pse ndihesha më e sigurt, kurrë nuk isha në gjendje të liroja veten dhe zërin tim,”- rrëfen ajo.

Saffy thotë se arsyeja pse është aq e zhurmshme në dhomën e gjumit, është fakti se edhe në jetën e përditshme është shumë llafazane.

Pasi mësoi të vlerësonte veten, gjithçka ndryshoi kur Saffy shkoi në universitet në Bristol. Ajo nisi ta shijonte çdo eksperiencë që kalonte me djemtë dhe kështu nisi të bëhej edhe më e lirshme.

Sipas Saffy, ankesat ishin bërë të paktën një herë në muaj.

“Kur fqinjët kalonin para derës sonë, fillonin të qeshnin dhe të talleshin me mua,”- tha ajo për marrëdhënien që tashmë ka përfunduar.

“Nuk mund t’i përshkruaj zhurmat që bëj. Ato janë më shumë një kënaqësi vokale”,- shtoi Saffy.

Saffy ishte beqare gjatë pjesës më të madhe të vitit 2020 dhe thotë se të qëndruarit pa seks gjatë mbylljes ishte një “makth”.

Ajo po pret të takohet me një djalë që ka parë në internet, tani që bllokimi ka mbaruar.

(Kosova Sot Online)