Ngjarje e vërtetë: Na bashkoi macja e fqinjit (4)

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: Na bashkoi macja e fqinjit (4)

Taulanti nuk u hamend. I veshur me pjesën e poshtme të pizhameve doli nga dritarja e dhomës së ditës dhe filloi të ngjitej në dru. - Taulant, çka po bën? Si do të ngjitesh lart? - thash e frikësuar, por Taulanti nuk mu përgjigj. Ngadalë ngjitej gjithnjë e më shumë në dru, e më pas bërtiti. - E kapa. Lotët filluan që të më rridhnin faqeve dhe më kaploi një frikë. - Çka do të bëj nëse rrëzohet duke zbritur? Do të vritet nëse bie nga ajo lartësi, e krejt për fajin e maces së çmendur. Pse e hapa dritaren? Pse bërtita me zë aq të lartë dhe e zgjova? Çka do të bëj nëse do t'i ndodhë diçka? Sa e marrë që kisha qenë! Taulanti do të vritet për fajin e maces së fqinjit - mendoja e paralizuar nga frika dhe, vetëm herë pas here merrja guximin që ta shikoja duke zbritur. Në një moment pash sesi rrëshqiti, me ç'rast zemra mu dridh nga frika.

Nuk mund ta paramendoja jetën pa të, përkundër problemeve të shumta që kishim. Taulanti arriti që të kapej për një dege dhe nuk vonoi shumë e zbriti. - Ja e dashur, merre - e dëgjova zërin e tij të ëmbël. U ngrita dhe e mora macen. - Mace e keqe - fillova ta qortoja macen me gëzim, kur u dëgjua zilja e derës. Mu kujtua që dera vazhdonte të qëndronte e mbyllur dhe se Taulanti donte të hynte brenda. Ia hapa derën me shpejtësi dhe iu hodha në përqafim. - I dashur, a je mirë? - e pyeta disa herë, para se ta përqafoja fuqishëm. - A u frikësove, a? - filloi të më ngucte ai, e mua përsëri filloi të më dridhej zemra. - Po, tanimë e paramendoja atë më të keqen. Nuk mund të të humbë. Ti je i imi - i thash e shqetësuar. - Do të ishte mirë sikur, sa për fillim, të më lije të hyja brenda. Jam i veshur vetëm me pizhame dhe nuk dua që fqinjët të më shohin kështu - ma ktheu ai. - Nuk mërzitem hiç! Ti je i imi. Dashuria ime e vetme dhe më e madhe dhe jam falënderuese që nuk të ndodhi asgjë.

Aq shumë isha frikësuar - i thash, duke mos mundur që t'i ndalja lotët. - E dashur, mos u shqetëso - më tha ai, duke ma bërë me sy. Pasi që hymë brenda, ai e mbylli derën, më kapi me duart e tij të fuqishme dhe më çoi në dhomën e gjumit. Kishte vite që nuk ishim kënaqur aq shumë me njëri-tjetrin. Përsëri ndjeja fuqinë e ndjenjave të tij e edhe unë, përfundimisht isha e gatshme që t'i manifestoja ndjenjat e mia. Përsëri mu kujtuan fjalët e tij të vjetra, e edhe ai si duket e kuptoi këtë. - Princesha ime, të dua dhe të gjeta përsëri - si duket edhe ai e ndiente një afërsi më të madhe me mua.

Nuk dolëm nga dhoma derisa u err dhe derisa nuk e dëgjuam automobilin e fqinjit. - E macja? Kushedi se çka ka bërë ajo në shtëpi? E kemi harruar atë fare - tha Taulanti dhe, sikur të ishim dy fëmijë të vegjël, dorë për dore dolëm në dhomën e gjumit. Macen nuk e shihnim askund, derisa vërejtëm se ishte duke gërhitur me kënaqësi mbi orman. Së bashku ia kthyem fqinjit dhe, nga ajo mbrëmje, në martesën tonë përsëri u kthye gëzimi.Pa marrë parasysh obligimet dhe punët, kuptuam se për njëri tjetrin kishim rëndësi të madhe dhe se asgjë nuk kishte më shumë rëndësi se dashuria jonë. Macja na ktheu në udhë të drejtë. Jeta me të vërtetë është e jashtëzakonshme dhe, në momentin e duhur, ta çon ndonjë sebep që gjërat përsëri të vijnë në vendin e vet. FUND

NGA NESËR MUND TË LEXONI TREGIMIN E VËRTETË:

"ATË QË E DËSHIRON PËR VETE, NUK MA LEJON MUA"

(Kosova Sot Online)