Roman dashurie: Ai i vërteti (29)

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 15:47
Roman dashurie: Ai i vërteti (29)

Një nga ato gjërat që nuk i kishin pëlqyer ishte edhe ajo se në secilën fjalë, e cila nuk i pëlqente, përgjigjej sikur pret shpjegim, por për të nuk kërkon. Thjesht i kishte shtyrë të tjerët t'i arsyetohen, e nuk ju bënte presion. Sikur kishte një kontroll mbi të. Iu kujtuan fjalët e Rinorit - por vetëm se ishin të Rinorit, i hoqi nga mendja. - Po fillon të më pengojë. Për çdo ditë jemi bashkë, e nganjëherë shihemi edhe nga tri herë në ditë. Hajde t'i normalizojmë gjërat. - Si të duash. Unë vetëm të kam thirr që të shoh kur kam ndier nevojën të takoj. Buzëqeshi. E kjo i pëlqeu - ky pajtim me fatin që kishte në vete po e luste që të ndryshojë mendje. - Por sonte duhet të takohemi, këtë pot a them menjëherë. - Tash po pimë kafe, nuk duhet përnjëherë sonte. Po mendoja që të shtrihem më herët në mënyrë që në mëngjes të shkoja me nënën te mjeku.

Ajo po ankohej se natën zemra po i rrihte fort dhe se nuk po mundet të flejë. - Të lutem, vetëm këtë mos ma thuaj sonte. Të lutem, është me rendësi. - Çfarë është kaq me rëndësi? Po buzëqeshte duke e shikuar se si po i bashkonte shuplakat e dorës dhe duke e lutur po e shikonte. - Sonte vëllai im nuk është këtu. Është te e dashura e tij, të cilën e ka njohur përmes internetit. Jam krejt vet. Në fakt, jemi vetëm. E puthi ndërsa ajo e kishte kuptuar. Përfundimisht mund të kenë banesën e zbrazët dhe vendin ku do të mund të bënin dashuri. Tentimet e deritanishme ishin pa sukses, pikërisht për faktin se kjo që të dyve ju dukej diçka pa lidhje, që këtë ta bëjnë në veturë apo në ndonjë motel. Thuajse kishin dashur që hera e parë të jetë e mirë sikurse edhe lidhja e tyre.

Por, Doruntina kishte menduar se një për gjë të tillë nuk ishte moment i përshtatshëm. Mirëpo, kishin pritur gjatë, si ajo po ashtu edhe ai, kështu që e kishte ditur se refuzimi do të ishte pa ndonjë arsye. - Nëse është ashtu, atëherë në rregull. Nënën do ta dërgoj pasnesër te mjeku. - Planifiko që do të flesh sonte tek unë. - Këtë nuk e di nëse do të mundem, nuk e besoj. Kishte menduar për nënën e saj, e cila zgjohet në mëngjes dhe e kupton se vajza e saj gjithë natën nuk kishte qenë aty. Doruntina nuk kishte frikë vetëm nga grindjet, por edhe nga shëndeti i nënës. Por, se Dreni e kishte lutur, kështu që iu desh ta mendonte këtë si opsion.

KAPITULLI NJËZETEDYTË

Seksi nuk ishte i keq. Ishte kthyer në krah duke ia kthyer shpinën dhe po shikonte murin e banesës të dhomës së gjumit. Vendi ishte i rregulluar, dukej se ai nuk po qëndronte kohë të gjatë aty, ndërsa që Doruntina e kishte vërejtur se mbi kompjuter kishte një shtresë pluhuri, sidomos në tastierë. Por, pos pluhurit, gjithçka tjetër ishte në vendin e vet. E dinte se edhe ai ishte zhytur në mendimet e veta. Nuk ia kishte kthyer shpinën, por se shikimi i tij ishte i drejtuar diku nga anash, derisa me duar po e rregullonte jastëkun nën kokë. - Nuk e di se çfarë kishte. Me siguri i se jam i lodhur dhe këtë e kam pritur për një kohë të gjatë, e më duket se edhe kam tremë. /vijon/

(Kosova Sot Online)