Roman dashurie: Ai i vërteti (25)

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 16:50
Roman dashurie: Ai i vërteti (25)

Nuk e kishte idenë sesi kishte ndodhur një gjë e tillë. Pas puthjes së pari kishte parë sesi ai e kishte futur në ndërtesë, e më pas sesi e kishte çuar shkallëve lart deri në banesë, duke vazhduar që ta puthte edhe para derës së banesës. Përfunduan lakuriq në dhomë të gjumit. Filluan të bënin dashuri e ajo, në një moment të caktuar, nuk ndjeu asnjë fije pendim. Përkundrazi, kënaqej dhe e shijonte momentin, sikur që bënte gjithmonë sa herë që ishte me të. Tani, pasi që e kishin bërë "atë" dhe kur koha më nuk mund të kthehej prapa, Doruntina mendonte për gjithçka. Nuk pendohej, për këtë ishte e sigurt. Sikur të mos e kishte provuar, nuk do ta dinte se si ishte të bëje dashuri të relaksuar me dikë të cilin e njeh deri në imtësi, për vite të tëra. Ajo që atë e shqetësonte ato momente, ishte se çfarë kahu do të merrte më pas e tërë kjo mesele.

A do t'iu ndihmonte seksi që t'i tejkalonin problemet në miqësi, apo do të bënte që ata të ndaheshin përfundimisht? Donte ta zgjonte, që ai menjëherë të ballafaqohej me atë që i priste, por ai flinte aq mirë, sa që iu dhimbs t'ia prishte gjumin. Mori celularin nga çanta dhe e fiku. Dreni mund të telefononte në çdo moment dhe ta prishte atë moment magjik. Vendosi që me të të fliste më vonë. Kaloi gjysmë ore dhe Rinori filloi që të lëvizte. Pasi që i shtriu duart, i hapi edhe sytë. Sikur u habit kur e pa Doruntinën cullak, të shtrirë afër tij. Ishte Doruntina ajo që e prishi qetësinë. - U zgjove? - Po... Sa paskam fjetur? - Jo shumë, rreth gjysmë ore. Më pas heshtën. Në majë të gjuhës kishin atë që të dy dëshironin të pyesnin, por që prisnin për të parë se cili do të ishte më trim.

Përsëri e para foli Doruntina. - Çka bëmë kështu, more? Rinori buzëqeshi, por buzëqeshja nuk i qëndroi në fytyrë për një kohë të gjatë. - Duket se thyem rregullin numër një të miqësisë. - Por, meqë miqësia edhe ashtu na ishte dëmtuar rëndë edhe pasa kësaj ngjarjeje, nuk mendoj se ajo do të pësojë shumë edhe pas kësaj. - Po, por me këtë e shkatërruam fare miqësinë. Doruntina e shikoi e befasuar. - Nuk mendova kështu! - Unë po. Ai u ngrit dhe shkoi në banjë. Dëgjohej uji që derdhej dhe Doruntina mendonte se si tani çdo gjë do të merrte fund definitivisht. Por, kjo ishte hera e parë që ajo mund ta përjetonte me qartësi se si ishte ta humbje një person të dashur, i cili kishte rëndësi aq të madhe në jetë, sikur që kishte Rinori për të. Pasi që filloi të mendonte se si do të dukej jeta e saj pa të, vetvetiu filloi që të qante.

Por, para se ai të dilte nga banja, i veshur me një mantel të kaltër banje, ajo i fshiu lotët, në mënyrë që ai të mos e interpretonte gabimisht këtë situatë. - Dëgjo, Doruntina, më duhet për gjysmë ore që të dal nga shtëpia. Bëj dush, të lutem, nëse dëshiron, e më pas largohu. Një mashkull më të pashpirt nuk do të mund ta paramendonte. Sillej ndaj saj sikur ndaj atyre femrave me të cilat shihej herë pas here dhe të cilat herë i merrte, e herë i dëbonte. Vendosi që të mos e lejonte që të sillej ndaj saj ashtu, meqë ajo, fundja, ishte shoqja e saj.

Ti paske ndonjë instinkt që, kur të përfundosh në shtrat me ndonjë femër, të fillosh ta trajtosh atë si kurvë? Nuk mundesh me mua ashtu! - E, pse nuk mundem? - Meqë unë nuk jam Maja, Lola, Keti, a ndonjë mendjelehtë tjetër. Unë jam Doruntina! - Nuk shoh asnjë dallim midis jush. Hajde, më kallëzo se ku qëndron dallimi midis teje dhe këtyre të tjerave? Tani ishte duke e poshtëruar, apo mundohej me mish e me shpirt që ta bënte këtë, e ajo mund t'i thoshte se kjo i shkonte shumë mirë për dore. - Mua më ke shoqe, Rinor! - Jo, më nuk të kam. Unë nuk e bëj këtë me shoqet. Tani edhe Doruntinës iu bë boll. U ngrit nga shtrati dhe filloi të vishej, por ende nuk ishte dorëzuar.

(Kosova Sot Online)