Ngjarje e vërtetë: Atë që e dëshiron për vete, nuk ma lejon mua (4)

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 16:01
Ngjarje e vërtetë: Atë që e dëshiron për vete, nuk ma lejon mua (4)

Unë fillova që ta përgatis drekën, edhe pse e dija se ata nuk do të vinin edhe disa orë, por kisha gatuar makarona dhe një sallatë të ftohtë e më pas edhe unë kam shkuar në plazh. Para mbrëmjes, kur Luani kishte arritur, unë isha në det, larg nga bregu, por se e kam vërejtur kur i ishte ofruar grupit tonë. Jam kthyer dhe kam notuar edhe më tej. Por, shumë shpejt e kam ndier lodhjen dhe jam kthyer prapa. Përnjëherë para meje u fut në ujë Luani. Më kapi për belit dhe më tërhoqi nën ujë. Kur u mbusha frymë dhe dola në sipërfaqe, atij i bërtita me të madhe: - A je ti normal? Më ke shtyrë fort! Kam mundur të fundosem! - Nuk do të ndodhte asgjë - buzëqeshi pa u përmbajtur. 

Mes tjerash, unë do të shpëtoja, masazhi dhe frymëmarrja gojë me gojë janë specialiteti im. Në vitet e kaluara kam punuar si shpëtimtar në disa plazhe. Po e shikoja e mërrolur midis pikave të ujit, uji i cili po më përplasej në fytyrë. Po sillesh në mënyrë qesharake. - Ashtu'? A do të më nokautojë burri yt kur të dal nga uji. - Më pyeti, por nuk ishte aspak serioz. - Nuk do ta bëjë. Nuk është ai i tillë. Por këtyre ditëve disi je fare i papërmbajtur, prej nga kjo tash - po më interesonte. - Unë jam i tillë, më pëlqenin sensacionet, por kur e bëj, nuk jam serioz, apo jo? Kur më pas ne të dy jemi kthyer në plazh, përnjëherë u nis nga aty dhe vetëm aty e kam njoftuar Luanin e vërtetë. Dhe, gjithnjë e më shumë unë po dashurohesha në të.

Ai ishte vetë djalli, nganjëherë ishte i lazdruar, e kjo po më pëlqente shumë te ai. Te disa meshkuj kjo nuk është aspak e hijshme, por te ai kjo ishte me sharm. Ai, Dauti dhe bashkëshortja e tij ishin gjetur shumë mirë në shoqërinë e tyre, thuajse po njiheshin tash e disa vite. Por, kur kishte rënë terri, Luanit iu desh që të kthehej në punë, e zbrazëtia te unë ishte e madhe. Kur edhe ne nga plazhi jemi nisur për në vilë, por ecja me Dautin dhe kam filluar bisedën, por se nuk ishte as vendi e as koha t'i flas për Luanin, sepse fëmijët po na ndërprisnin porsa e hapja gojën. "E për çfarë të flisja pra unë atëherë" po e arsyetoja heshtjen time. Mëngjesin tjetër në kafiteri po flitej për të shkuar në një ndeshje futbolli.

Të gjithë ishin për të shkuar, me përjashtimin tim, kështu që i kam përcjellë ata deri te vetura, kur u nisën për ndeshjen e futbollit, e unë u nisa në mbrëmje për në kafiteri. Luani më shërbeu dhe më shikonte, por përsëri ishte i sjellshëm dhe i mirë, një kamerier i sjellshëm dhe pedant. E ka pirë verën pas ushqimit dhe e kam përcjellë lëvizjen e tij nëpër ferracë. Atëherë e kam vërejtur një bajzë, e cila derisa po e paguante llogarinë, mori lapsin dhe i shënoi diçka në llogari. Me shpejtësi letrën ia futi në gjep. Po mendoja se ia kishte dhënë numrin e telefonit. Oh, atëherë kam ndjerë një xhelozi të vërtetë. Ishte e re, tërheqëse, e lirë. E unë? Më e moshuar se Luani, e martuar, me dukje mesatare… menjëherë disponimi im i mirë u prish.

Po e shkoja Luanin si po shkonte nga brendësia, se si e shikoi letrën, i pa interesuar e hodhi në koshin e plehrave. Përsëri zemra ime po më rrihte. Nuk ishte fare i interesuar për vajzën! Ose? Ose e ka mbajtur mend numrin dhe letra nuk i duhej më? Atëherë përsëri mëkati një disponim jo i mirë dhe më humbi vullneti. E kam kuptuar se po e ha veten time dhe vendosa të shkoj te ai. Jam përshëndetur me pronaren dhe ia bëra me dorë Luanit, i cili ishte shumë i zënë me punë dhe nuk kishte mundur ta kishte vëmendjen te unë. (vijon)

(Kosova Sot Online)