Roman dashurie: Ai i vërteti (32)

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 16:06
Roman dashurie: Ai i vërteti (32)

KAPITULLI NJËZETEKATËR

Mjeku e kishte lutur të qëndronte vetëm me të. Nëna ishte ulur dhe po e priste e ulur jashtë, e Doruntina u kthye në ordinancë. Po e shikonte mjekun e frikësuar. - Zonjushë, nuk do doja t'ju frikësoj, por nëna juaj nuk duket mirë. Kam një përshtypje se ajo nuk i merr tabletat ashtu siç i janë përshkruar. Mendoj se duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje, përndryshe gjërat vetëm sa do të përkeqësohen. Fytyra e Doruntinës u zbeh e tëra. - A jeni i sigurt në atë që po flisni Mjek? - Plotësisht. Ju lutem që shkaku i shëndetit të saj të ndërmerrni kontrollin mbi të dhe ilaçet e saj.

Është e qartë se ajo merr dy tableta për pagjumësinë dhe një për dhimbjet e kokës në vend se për zemër dhe shtypje të gjakut. Nëse vazhdon kështu, keq i shkruhet. - Në rregull, unë e marr përsipër, premtoj. Kur kishte dalë nga ordinanca, së pari kishte menduar ta kritikonte nënën e saj për faktin se kështu sillej me shëndetin e saj, por më pas e dinte se nuk kishte zemër të sillej në atë mënyrë me të. Nganjëherë ishte më e lehtë të merret kontrolli mbi dikë, e jo t'i kërkohet ta kontrollojë veten e saj. Këtë e kishte tani të qartë. Dreni e kishte thirrur vonë pas punës. Nuk ishin marrë vesh që të takohen. I kishte thënë se duhet t'i përfundojë disa punë, e asaj i përgjigjej mirë sepse nuk kishte ndonjë dëshirë ta takojë Drenin.

Së paku jo me çdo çmim. Në fjalë thuajse asgjë nuk kishte ndryshuar, dukej se i pëlqente ai, i fliste se i mungonte dhe se në zemrën e Doruntinës u shfaq një ndryshim, dhe i duhej ta pranonte se seksi kishte ndryshim dhe ndikim të madh në lidhje. I duhej ta vuloste ardhmërinë e secilës dashuri. Kështu ishte edhe në dhjetë ditët e ardhshme. Kishte kujdes të shtuar për nënë, po komunikonin shumë mirë, tabletat Doruntina ia jepte me ashpërsi, derisa me Drenin po takohej rrallë e më rrallë. Që të dy ishin të zënë me gjërat dhe problemet e tjera. Të premten ishte ditëlindja e Rinorit. Po punonte, ishte mbyllur në zyrën e saj, ndërsa që kondicioneri i ajrit ishte prishur si për inat. Po mendonte se po eksplodonte, por më shumë se të ngrohtit po e mundonte fakti se a ta thërras Rinorin dhe t'ia urojë ditëlindjen e tij. Por, porsa e merrte telefonin në dorë, i kujtoheshin fjalët qe këqija që ai ia kishte thënë dhe, përnjëherë dorëzohej nga thirrja.

Thjesht, nuk po mundte ta kalonte atë që i kishte thënë. Në qytet kishte tollovi, me veturën e saj mezi po depërtonte nëpër qytet, sa që ishte djersitur e tëra kur ajo kishte arritur deri në banesën e saj. Po i binte ziles, por askush nuk ia hapi derën. Po mendonte se nëna e saj kishte shkuar te fqinjët apo në shitore, kështu që e hapi me çelësin e vet. Në banesë ishte zymtë. Thuajse dritaret nuk ishin të mbuluara me perde, gjithkund po depërtonin rrezet e diellit dhe kishin krijuar nxehtësi. Më pas Doruntina e vërejti nënën e saj në hyrje të dhomës së ditës, dhe në panik e vërejti nënën e saj që nuk po lëvizte, në një pozitë aspak të këndshme. Duart k kishte të varura nga anash, e ajo ishte mbështetur në kolltuk. Për një moment frika e kishte paralizuar, e m ë pas e ka lajmëruar ndihmën e shpejtë, e më pas edhe mjekun që po banonte në aktin e tetë, e më pas ia kishte plasur vajit duke e puthur nënën e saj në fytyrë. (vijon)

(Kosova Sot Online)