“Pasi më tradhtoi, ish e dashura po del me vëllain tim”- 29-vjeçari i shqetësuar nëse djali është i tij apo jo

  • G.G /
  • 26 April 2021 - 11:27
“Pasi më tradhtoi, ish e dashura po del me vëllain tim”- 29-vjeçari i shqetësuar nëse djali është i tij apo jo

“Unë jam shumë i zemëruar me vëllain, i cili po del me ish të dashurën time që më tradhtoi dhe që me siguri po më gënjen se jam babai i djalit të saj”,- rrëfen një djalë për “Dear Deidre”.

“Jam 29 vjeç dhe dola me një grua, e cila është 26 vjeç, prej dy vitesh. Ndërsa po shiheshim, ajo vazhdimisht më gënjeu dhe më mashtroi.

Ne u ndamë disa herë, por vazhduam lidhjen, sepse seksi ishte aq i mahnitshëm sa nuk i rezistova dot, plus që ajo më bëri të ndihesha sikur isha i veçantë. E di që isha budalla dhe duhet të kisha menduar me tru.

Më në fund u ndava me të në verën e vitit 2019, pasi gjeta mesazhe flirtuese në telefonin e saj me një djalë me të cilin punonte.

E kuptova që thjesht nuk mund t’i besoja. Nuk kishim asnjë kontakt për muaj me radhë, pastaj një ditë ajo më dërgoi një tekst ku shkruante se kishte nevojë të fliste urgjentisht. Më tha se ishte shtatzënë dhe fëmija ishte i imi.

Unë thashë që nuk e besoja, sepse gjithmonë kishim përdorur masa mbrojtëse dhe sepse isha i sigurt se ajo ka fjetur me djem të tjerë.

I thashë të më linte vetëm dhe nuk dëgjova prej saj derisa më shkruajti sërish për të më njoftuar se do të sjellë në jetë një djalë. Unë e injorova mesazhin dhe nuk e kam parë kurrë fëmijën.

Pastaj, pak para mbylljes së fundit, vëllai im, i cili është 27 vjeç, u takua me të në pijetore dhe tani janë të lidhur.

Ai nuk më tha sepse e dinte që do të mërzitesha. Por një mik i përbashkët mendoi se duhet ta dija.

Kur e pyeta vëllain tim, tha se nuk po bënte asgjë të keqe, sepse në i kishim dhënë fund marrëdhënies që patëm kohë më parë. Nuk besoj se ish e dashura ime interesohet vërtet për vëllain tim.

Mendoj se ajo thjesht po e përdor për të ardhur tek unë, kështu që unë do të pranoj që jam babai i fëmijës së saj.

Dhe më e keqja nga të gjitha, pse vëllai im u lidh me të, duke e ditur se si është dhe se ka shumë pak mundësi që djali i saj të jetë i imi?”

“Dear Deidre” thotë:

“Ka dy probleme këtu: foshnja dhe rivaliteti mes vëllezërve.

Pavarësisht nëse doni të jeni me këtë grua, ju duket se jeni xheloz për vëllain tuaj. Për sa kohë nuk jeni të lidhur bashkë, nuk mund ta ndaloni vëllain të dalë me të.

Mbase do të ishte një ide e mirë të bënit një bisedë me vëllain për atë që ka ndodhur me ish-in tuaj dhe shqetësimet që keni për fëmijën. Ai mund të verbohet nga epshi, si ju.

Mënyra e vetme për të ditur nëse fëmija është i juaji është të bëni një test të ADN-së. Ish-partnerja juaj duhet të pranojë këtë, kështu që duhet të flisni me të. Por para se ta bëni këtë, është e rëndësishme të mendoni për pasojat e mundshme dhe si do të ndiheni nëse fëmija është i juaji.”

(Kosova Sot Online)