Roman dashurie: Gruaja me sekrete (1)

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 13:45
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (1)

Kur Vlora ia kishte kumtuar lajmin familjes së saj se dëshiron ta hapë një shitore të vogël me gjëra antike, pasi që i pëlqente e kaluara dhe jetonte me të kaluarën e largët, i vëllai i saj i kishte qeshur me ironi. Madje i kishte propozuar motrës së tij që të shkojë e të shërohet, pasi siç thoshte ai "vetëm një njeri i çmendur në kokë do të mund të hiqte dorë nga një jetë siç e kishin ata dhe kishin mundësi ta jetonin, e të shkonte në një shitore të vogël". Prindërit e saj disa herë kishin tentuar ta bindin, por në shtëpinë e tyre nuk bëhej fjalë se dikush do të tentonte dikë të bënte atë që kishte dëshirë, kështu që Vlora po fillonte ta bënte atë që e kishte planifikuar. Për këtë arsye ajo edhe ishte krenare me veten e saj. Kishte dalë në rrugë, kishte mbyllur dyert e hyrjes dhe e kishte vendosur rrjetën mbrojtëse në xhamin e shitores, sipër reklamës. Kishte marrë frymë thellë dhe kishte buzëqeshur. Përfundimisht ishte vetë. Nuk i takonte më askujt.

KAPITULLI I DYTË

Kur kishte arritur ajo në banesën e saj, kishte përgatitur disa petulla, i kishte lyer me krem nga çokollata dhe i kishte ngrënë me kënaqësi. Kishte thirr njërën nga punëtoret e saj, bashkëmoshataren që e kishte punësuar që t'i ndihmojë në shitore dhe ia kishte rikujtuar se në mëngjes do të shkonte një klient, në lidhje me një orë të vjetër të xhepit. Aty kishte edhe shumë gjëra të tjera antike, të cilat i kishte mbledhur në mbarë Kosovën dhe nga Prishtina. Më pas kishte depërtuar në dhomën e ditës dhe ishte rehatuar në kolltukun e saj, kishte shtyrë një jastëk nën kokën e saj e një tjetër nën këmbë dhe me telekomandë e kishte ndezur televizorin. Po shfaqej një film shumë i mirë dhe ishte zhytur aq thellë në të, duke e harruar në botën, të cilën e rrethonte. Përjashta kishte filluar të vetëtinte dhe filloi shiu, era po i prekte dritaret e saj, e në vende më larg po godite edhe rrufeja. Ajo nuk kishte vërejtur asnjë gjë të vetme, ishte shumë e relaksuar dhe e qetë. Dhe pikërisht në momentin kur kishte filluar ta kapte gjumi i parë, dikur pak para se të përfundonte filmi, kishte cingëruar telefoni i saj mobil. Me shumë mund ishte ngritur në këmbë dhe e kishte gjetur atë derisa po "dridhej" në çantë. Ishte befasuar tej mase kur e pa se cili numër i ishte shfaqur në ekran. - Tung Lola! - Hej, shoqe! Nuk ke fjetur akoma? - Ende jo, por isha shumë pranë gjumit. - Oh të lutem, akoma nuk është mesnatë! Mos ma thuaj se je e shtritë në shtrat sikurse të ishe një pulë e lagur?! - Mundem të ta them që e kam gjetur ilaçin që të fle para mesnatës. - E unë ty mund të them se kurrë nuk dëshiroj ta di atë ilaç ha-ha. Vlora po qeshte me shoqen e saj. Shoqja më e mirë e saj Lola ishte një zog nate, që nuk flinte kurrë. Shumë gjëra i kishin kaluar së bashku, kishin njohur edhe shumë meshkuj bashkë. Kur Lora ishte larguar nga qyteti, Lola ishte thyer.

(Kosova Sot Online)