Roman dashurie: Gruaja me sekrete (3)

  • E.K /
  • 04 May 2021 - 15:55
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (3)

Nuk ka. Tani për tani. - Marrëzi! Vajzo, a e di ti si dukesh? A të kujtohet sado pak si të vardiseshin meshkujt? E këtu, a nuk ka asnjë, a? A është ky qytet vallë plot me meshkuj të shëmtuar? - Mos e tepro, Lola. Meshkuj të bukur këtu ka sikur edhe gjithkund, por unë ende nuk kam pasur rastin që të takohem me ndonjërin nga ta. - Unë nuk mund të kuptoj pse ata nuk gjenden para derës tënde. E bukur, e pasur, me veturë të mirë, me dyqan, nga kryeqyteti, e vetme... Radha e meshkujve do të duhej të ishte deri tek autostrada. - Je duke e tepruar. Nuk është se meshkujt këtu vuajnë aq shumë për ato veti, të cilat t'i mi përshkruan mua. Unë për ta jam një e huaj, e cila papritmas ka ardhur në mesin e tyre dhe ende kam për t'u dëshmuar se kush jam, në mënyrë që të më pranojnë.

Për çka të dëshmohesh, pashë Zotin? A e dinë ata se e bija e kujt je? - Nuk dua që ta marrin vesh këtë sa më gjatë që të jetë e mundur. Këtu kam ardhur meqë nuk jam as e bija e babës, e as e mamit, por jam e vetes sime. Dhe, këtë nuk dua ta ndryshoj. Jam e lirë nga mbiemri im dhe nga autoriteti të cilin e kanë prindërit e mi ndaj njerëzve. Nëse nuk e dinë se kush jam, atëherë do të më pranojnë për shkak të asaj që jam unë, apo do të më refuzojnë për të njëjtën arsye. Këtu nuk do të ketë ndikim mbiemri im e as fakti se e bija e kujt jam. Kupton?

Jo, nuk kuptoj. Nuk mund të kuptoj sesi ndokush mund të heqë dorë nga gjithçka që ka, vetëm që të dëshmohet para njerëzve të cilët as që i njeh. - Dua të dëshmohem para vetes sime, e jo para ndokujt tjetër. Por, lëre këtë temë. Më fol rreth aventurave të tua të dashurisë. - Dëshiron të të eksitoj, apo jo? - Mundohu. Kështu, dy shoqet biseduan deri natën vonë, tërësisht në botën e tyre, duke harruar dallimet në karakteret e tyre, për të cilat njëra kishte vendosur të jetonte në periferi, e tjetra vetëm të ishte mysafire aty.

Kapitulli i katërt Të nesërmen u zgjuan rreth mesditës. Vlorës i dhembte koka, e meqë kishte kohë që nuk kishte pirë, mezi arriti të kthjellej. E Lola ishte si e re. Kërcente dhe këndonte nëpër banesë. - Nga energjia jote më merren mendtë. Ulu pak, të lutem. Sa ta pimë nga një kafe, do të shkojmë në dyqan. - Mezi pres që ta shoh atë mrekulli, për të cilën ti je aq krenare. E, meqë ke filluar që të shndërrohesh në gjyshe, mund ta vësh edhe veten në shitje aty.

Vlora ofshau. Lola ndonjëherë dinte që të ishte sikur Uka, sikur ta kishte motër nga nëna e babai. Por, nuk ia zinte për të madhe. E dinte se shoqja ndiente mungesën e saj dhe se, në njëfarë mënyre, me këtë sjellje ishte duke e ndëshkuar për faktin se kjo e kishte braktisur. E, kur pas një ore arritën në dyqan, u pa se Lola u befasua nga ajo që pa. - Bukur e paske rregulluar këtë. Ky dyqan qenka me të vërtetë i bukur. - Faleminderit! Shiko pak përreth derisa unë t'i rregulloj disa punë. Më pas do të dalim për drekë. - Mirë, meqë më pas do të iki. - Rri edhe sonte. Ndoshta ma mbushë mendjen që të dalim diku. (vijon)

(Kosova Sot Online)