Roman dashurie: Gruaja me sekrete (2)

  • E.K /
  • 03 May 2021 - 15:50
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (2)

E kishte lutur të mos shkonte, por ajo e dinte se shoqja e vet Lola ishte shumë e ngjashme me Ukën. Thjesht ajo e donte jetën në asfaltin e kryeqytetit. Nëna e saj ishte një këngëtare e popullarizuar e muzikës, e i ati në anën tjetër të ligjit. Lola si fëmijë i vetëm kishte gjithçka, pos dashurisë së prindërve, dhe këtë në mënyrë maksimale e kishte shfrytëzuar. Mirëpo, Vlora dhe Lola me të vërtetë ishin shoqe të mira. Ishin sikur dy motra. Edhe pse kishin qëllime dhe dëshira krejt të ndryshme në jetë, prapë se prapë kishin ndarë sekretet e tyre, si ato të bukurat po ashtu edhe ato të errëtat. Lola me të vërtetë po i mungonte asaj shumë, më shumë sesa prindërit.

Si të kam ty Lolushe? A ka ndonjë bukurosh në objektiv? - E pse nuk po e zien kafenë dhe të më tregosh vetë? Vlora bërtiti nga gëzimi. - Këtu je, në cilin vend? - Në hyrje të vendit tënd magjik. Vetëm se duhet të ma hapësh derën dhe të më lësh të futem brenda. GPRS më është prishur, kështu që për një biondinë gjithçka mund të komplikohet. - A e ke kaluar pompën nga ana e djathtë? - Pikërisht aty jam. - Më prit aty, vij për dhjetë minuta. Vlora kishte veshur një bluzë, mbathi atletet dhe pa marrë parasysh se sa shumë binte shi dhe kishte vetëtimë, që të zemëruara po e sulmonin qytetin, ishte nisur në drejtim të mikes së saj.

KAPITULLI TRETË

Pas një ore po qëndronin të ulura dhe po pinin verë të bardhë dhe po grimconin disa çipsa në dyshemenë e dhomës së ditës. Po qeshnin sikur të çmendura duke ia rikujtuar njëra-tjetrës se çfarë ju kishte ndodhur në ndërkohë sa nuk ishin takuar. - Nuk e ke idenë se sa shumë më ke gëzuar që më ke befasuar kështu, Lola. Sa e sa herë të kam ftuar që të vish te unë, por gjithmonë gjeje një arsye. Veçse kisha filluar të mendoj se jam e mërzitshme dhe se nuk dëshiroje ta dije as ku jam as çfarë bëj. - Eh, ja ku jam pra. Ti e di se si jam unë. Gjithmonë në një telash të ri. Tek unë gjithçka ndodh aty për aty. Por, nuk qenka qytet i vogël ky ashtu siç e kisha menduar unë. - Jo nuk është. Vetëm se është pak më i vogël se kryeqyteti. Por, është qytet i bukur, i qetë. Lola kërciti duart, e këtë e bënte sa herë që nuk mund të besonte në diçka. 

Çfarë ka ndodhur me Vlorën time! Qytet i qetë po thua? Nuk i duroj dot vendet e qeta. Kjo sikur të kishe thënë se ky është qyteti më i mërzitshëm në planet. Vlora po mendohej. A me të vërtetë ky ishte qytet i mërzitshëm? Për momentin ishte, por kjo nuk i kishte penguar. Për më shumë po përshtatej. - Kjo është zgjedhja ime, unë nuk po ankohem. - Jo, kjo është zgjedhja e lapsit tënd. A ka meshkuj këtu? Prit, së pari ma thuaj pse nuk shkuam në ndonjë kafene? Nuk ka? Ma thuaj çfarë ka? Nuk ka kafene, klube nate? - Tash po tingëllon sikurse vëllai im. Mos e nënvlerëso këtë vend. Ka gjithçka, me të vërtetë mendoj se më mirë është të qëndrojmë ulur këtu dhe të bisedojmë, më ke munguar. - Ti nuk po del apo jo? O zot, sa të kam harruar! Ti nuk del nga këtu. Do të thotë se nuk ka asnjë mashkull në jetën tënde ende? (vijon)

(Kosova Sot Online)